16.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Arrestohen dy të dyshuar për zjarrvënie në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të dyshuar për zjarrvënie në Prizren.

Policia njofton se njëri person është i moshës 21 vjeç kurse tjetri i moshës 57 vjeçare.

21-vjeçari dyshohet se me datën 9 gusht ka ndezur një zjarr në rrugë e “Flamurit” në Prizren. Kurse 57-vjeçari dyshohet se gjatë ditës së sotme në fushat e Mamushës e në drejtim të fshatit Neprebisht komuna e Suharekës ka ndezur një zjarr në shkurre.

Tutje policia ka bërë të ditur se ndaj të dy të dyshuarve është iniciuar rasti “Zjarr vënie”,  “Shkaktimi i Rrezikut te Përgjithshëm’.

Më poshtë njoftimi i Policisë:

Me 09.08.2021,rreth orës 14:20, është pranuar informata për zjarr në Rrugën e “Flamurit ne Prizren.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes nga ku është raportuar për lokalizim zjarri.

Pas veprimeve operativo – taktike që policia i ka bërë rrethanave të ngjarjes e për mes sigurimit te incizimeve te kamerave te sigurisë sot me 13.08.82021, ka identifikuar të dyshuar, M.S, 21 vjeç, ndaj të cilit me rekomandimin e prokurorit të shtetit ka iniciuar rastin “Zjarr vënie”, “Shkaktimi i Rrezikut te Përgjithshëm”. Me urdhër te Prokurorit te Shtetit I dyshuari dërgohen ne mbajtje për 48 orë.

Po ashtu, sot 13.08.2021, rreth orës 09:17, policia ka marrë informatën se ne fushat e Mamushes e ne drejtim te fshatit Neprebisht komuna e Suharekës ka një zjarr fushor, të gjitha njësitë relevante kanë dalë në vend ngjarje.

Veprimet e para hetimore të policisë kanë rezultuar me identifikimin e një të dyshuari, K H 57 vjeç, i cili ka ndezur një zjarr në shkurre dhe përkundër që zjarri ka dalë nga kontrolli, fatmirësisht është lokalizuar shpejt.

Ndaj të dyshuarit me rekomandimin e prokurorit të shtetit policia ka iniciuar rastin “Shkaktimi i Rrezikut te Përgjithshëm “. Dhe i dyshuari shkon ne procedurë te rregullt për shkak te gjendjes shëndetësore.

Policia e Kosovës, ju bën apel të gjithë qytetarëve të Kosovës që të kenë kujdes, që në asnjë rast mos të ndezin zjarre dhe të jenë të kujdesshëm për mënyrën se si do të sillen ndaj ambientit me rrezik për përhapje të zjarreve. Në të kundërtën, Policia e Kosovës do të jetë e pa kompromis ndaj zjarrvënieve të qëllimshme, apo nga neglizhenca.

Më Shumë

114 vjet nga vdekja e shkrimtarit të shquar Mark Twain

Samuel Langhorne Clemens (30 nëntor 1835 – 21 prill 1910) njihet me emrin Mark Twain (Mark Tuejn), ishte një autor dhe humorist amerikan. Ai...

Sonte Derbi i Madoninës: Fitorja shpall kampion Interin

Dy rivalët e përjetshëm të kampionatit Italian, Milani dhe Interi përballen me njëra-tjetrën në Derbin e Madoninës, mbrëmjen e kësaj të hëne, nga ku...

Lajmet e Fundit