14.8 C
Prizren
E premte, 17 Maj, 2024

Pensionohet gjyqtari Xhemil Elshani

Pas 28 viteve përvojë pune, në ditëlindjen e 65-të, pensionohet gjyqtari Xhemil Elshani.

Gjyqtari Xhemil Elshani që nga viti 1981 ndër vite ka qenë pjesë e Gjykatës së Prizrenit, duke filluar si praktikant, e pastaj nga viti 1987 kur është emëruar gjyqtar, detyrën e tij e ka ushtruar kryesisht në departamentin Civil, për çështje jo kontestimore.

U.D., së Kryetarit të Gjykatës, Artan Sejrani, i ka uruar ditëlindjen dhe pensionimin, duke e falënderuar gjyqtarin Xhemil Elshani, për kontributin e tij kushtuar Gjykatës Themelore në Prizren.

Gjithashtu edhe gjyqtarët dhe i gjithë stafi administrativ e kanë falënderuar të njëjtin për kontributin dhe angazhimin e tij për Gjykatën, duke i uruar pensionim të mbarë, shëndet dhe gjitha të mirat në jetë.

Gjyqtari Xhemil Elshani ka falënderuar të gjithë gjyqtarët dhe stafin administrativ për punën dhe bashkëpunimin ndër vite.

Karrierën si gjyqtar Xhemil Elshani e ka filluar në vitin 1987, në divizionin civil dhe ka punuar me çështje jokontestimore deri në vitin 1993.

Nga viti 2000 kur gjyqtari Xhemil Elshani u rikthye në detyrë, për katër (4) vite ka qenë gjyqtar i çështjeve të ekzekutimit, kurse pjesën tjetër e ka ushtruar detyrën e Gjyqtarit në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Civil, dhe ka punuar me lëndë të natyrës jo kontestimore, duke vendosur çështje mbi të drejtat dhe interesat personale, familjare dhe të drejtave të tjera dhe interesave juridike dhe pasurore që zgjidhen në procedurën jokontestimore.

Për këto 28 vite përvojë pune, Xhemili ka përjetuar edhe transformimin rrënjësor të sistemi gjyqësor dhe të teknologjisë, ka bashkëpunuar me disa kryetarë, dhe me dhjetëra gjenerata të praktikantëve.

Gatishmëria në punë, efikasiteti, dhe energjia e mirë dhe pozitive do ti mungojnë Gjykatës, kurse Gjyqtarët, gjithë stafi administrativ dhe mbështetës, e falënderojnë gjyqtarin Xhemil Elshani për angazhimin dhe kontributin e tij për Gjykatën Themelore në Prizren.

Më Shumë

Hodaj: 1697 ankesa nga qytetarët në Inspektoratin Policor të Kosovës

Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj, ka nisur raportimin në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes të Kuvendit të Kosovës...

Prizren: Kanosi me armë dy persona, arrestohet i dyshuari që iu sekuestruan edhe 96 fishekë

Të premten në Prizren është arrestuar një person pasi i njëjti kishte kanosur me armë zjarri dy meshkuj kosovarë. Policia e Kosovës në raportin 24...

Lajmet e Fundit