17.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

OEK-u dhe platforma CiviKos me rekomandime të përbashkëta për vaksinim masiv

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, dhe drejtoresha ekzekutive e platformës CiviKos, Donika Emini, kanë mbajtur sot një konferencë të përbashkët për media për të shpalosur rekomandimet e tyre rreth zhvillimeve të fundit të përballjes me pandeminë dhe mundësinë për rritjen e shifrave të vaksinimit në Kosovë.

Këto rekomandime janë përpiluar pas konsultimeve me përfaqësues biznesesh dhe partnerë nga shoqëria civile, të cilat janë bërë gjatë kohës që po zhvilloheshin aktivitetet e projektit Rindërto Më Mirë (#BuildBackBetter).

Rukiqi e Emini ka theksuar se rritja e numrit të të infektuarve dhe vaksinimi i ngadaltë, kanë ngritur shqetësimet për mbyllje të reja që do të rezultonin me situatë ekonomike të vështirësuara për sektorin privat dhe familjet që varen tërësisht nga të ardhurat e këtij sektorit.

Ndaj, në shenjë të adresimit të këtyre shqetësimeve dhe në shenjë kontributi në përpjekje për të menaxhuar dhe luftuar pandeminë, partnerët e projektit, gjegjësisht OEK dhe CiviKos, kanë përmbledhur disa rekomandime të dala nga diskutimet e lartpërmendura:

-Heqja e burokracisë në rezervimin e termineve për qasje më të lehtë e të thjeshtësuar të qytetarëve;

-Mundësimi i vaksinimit në qendrën më të afërt, pa marrë parasysh vendbanimin e regjistruar zyrtarisht;

-Vaksinimi përmes ekipeve mobile nëpër biznese, pasi që aktiviteti i tyre ekonomik po pengohet nga oraret e limituara e ndërkohë rrezikshmëria nga kontakti me njerëz duke qenë të pavaksinuar rritet;

-Ekipe mobile të vaksinimit për vendet më rurale e të izoluara, e sidomos ato që banohen kryesisht nga komunitetet e kanë përgjithësisht më pak qasje në informata të sakta;

-Riorganizim i resurseve të punëtorëve të shëndetësisë në atë mënyrë që oraret e vaksinimeve të vazhdojnë edhe në vikend. Kjo sidomos e rëndësishme duke ditur që shumë qytetarë e kanë të pamundur të vaksinohen gjatë ditëve të punës, aq më tepër nëse punojnë në qytete të tjera larg vendbanimit të tyre të regjistruar;

-Vaksinimi në sheshet e qendrave kryesore në vend për të arritur shifra që përkojnë me një vaksinim masiv të vendit;

-Bashkëpunimi me shtete të tjera për t’u siguruar që pasaporta jonë e vaksinimit do të pranohet si dëshmi nga ato shtete për të penguar pengesat eventuale në lëvizjen e lirë.

Gjatë kësaj konference është konkluduar se është shumë e rëndësishme që të ketë kampanja të mirëmenduara dhe në bashkëpunim me hisedarë të ndryshëm, në mënyrë që të ketë një përpjekje më të madhe e më të përbashkët për të përçuar informatat e sakta tek qytetaret rreth të pavërtetat dhe mitet për vaksinimin, pasi kjo vaksinë është i vetmi mjet që kemi momentalisht kundrejt Covid-19.

Përfaqësuesit e OEK-ut dhe CiviKos-it kanë uruar që këto rekomandime të merren për bazë nga institucionet relevante në mënyrë që t’u ndihmohet në rikthimin në normalitet.

Ata kanë theksuar se OEK-u dhe platforma CiviKos do të punojnë për komunikim të hapur dhe gatishmëri për bashkëpunim me bizneset, shoqërinë civile, institucionet qendrore dhe lokale, si dhe organizatat ndërkombëtare me gjithëpërfshirëse për të shtyrë përpara strategjitë e menaxhimit dhe luftimit sa më të efektshëm të pandemisë.

Më Shumë

Totaj priti kryetarin e PDAK-së, Qazim Rahmani

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj priti sot kryetarin e subjektit politik PDAK, Qazim Rahmani, nënkryetarin e Komunës së Ferizajt, Danush Ademi dhe bashkëpunëtorët e...

Hilë Mosi, poeti dhe luftëtari i çlirimit të trojeve shqiptare

Hilë Mosi lindi me 22 Prill 1885 në Shkodër dhe vdiq në shkurt 1933 në Tiranë, biri i Mark Mosit, qe ndër atdhetarët më...

Lajmet e Fundit