1.8 C
Prizren
E premte, 27 Shkurt, 2026

Komuna e Rahovecit largon dy deponi ilegale

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka thënë se mbrojtja e mjedisit mbetet një prej prioriteteve të kësaj komune.

Ai ka treguar se në kuadër të kësaj, të martën pastruam dy deponi ilegale në Zoqisht dhe në rrugën për Malishevë, si dhe trajtuan njërën prej deponive legale në këtë komunë.

“Edhe një herë, ne u bëjmë thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë me institucionet në mbrojtjen e ambientit, fillimisht duke mos hedhur mbeturinat në vende joadekuate, si dhe duke i raportuar te autoritetet kompetente ata që ndotin mjedisin, duke hedhur mbeturinat në lokacione të padestinuara, të cilat më pas shndërrohen në deponi ilegale”, ka thënë Latifi.

Ai ka theksuar se Rahoveci është njëra prej komunave më të pastra, falë veprimtarive të shumëllojshme bujqësore dhe pozitës gjeografike, por edhe si rezultat i angazhimit të komunës në eliminimin e deponive ilegale.

“Është e drejtë e çdo qytetari që të jetojë në hapësirë e ambient të pastër, prandaj ju ftoj që së bashku ta mbajmë të pastër Rahovecin tonë”, ka deklaruar Latifi.

Më Shumë

Rahoveci ia shkakton Besa Famgasit humbjen e dytë rresht

Rahoveci ka vazhduar serinë e fitoreve në Superligën e Kosovës në hendboll, duke i shkaktuar Besa Famgasit humbjen e dytë radhazi. Të enjten mbrëma, në...

Prizreni gati për spektaklin madhor sportiv 2026, nis më 5 mars

Prizreni po përgatitet për një vit historik sportiv, me nisjen e aktiviteteve të “Prizreni Qytet Evropian i Sportit 2026”. Ekipi organizativ zhvilloi sot takim...

Lajmet e Fundit