Përurohen hapësirat e reja të Gjykatës Themelore në Suharekë

Gjykata-qekiqiGjykata Themelore në Suharekë ka përuruar hapësirat e reja të punës. Në përurim kanë marrë pjesë zyrtarë të gjykatave, organizatës amerikane USAID dhe Ambasadës norvegjeze, që mundësuan realizimin e rehabilitimit të këtij objekti.

Gjykata Themelore në Suharekë, funksionon si degë e asaj në Prizren.
Kryetar i Gjykatës Themelore në Prizren, Ymer Hoxha tha se ambientet e reja dhe puna që do të bëhët në këtë institucion, do të jetë më transparente dhe më efikase.

“Funksionalizimi i kësaj gjykate ,po realizohet në kuadër të reformave të cilat po jetësohen në gjyqësorin vendor”.

“Në këtë institucion pritet të ketë edhe më shumë gjyqtarë bashkëpunues,pasi që numri i vogël shihet si faktor i disa problemeve që e kanë përcjellur gjyqësinë jo vetëm në regjionin e Prizrenit”,transmeton TV Prizreni.

Në këtë aktivitet shumë të rinj të Suharekës kanë pasur rastin që të parashtrojnë pyetje për zyrtarët e Gjykatës Themelore të regjionin e Prizrenit, rreth funksionimit të mekanizmave të drejtësisë.

 

Më Shumë

Tragjedia në Prizren: Arrestohen dy persona, në mesin e tyre një 16-vjeçar

Një vrasje ka ndodhur sot në fshatin Kobaj të Prizrenit, ku një 27 vjeçar e ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të rënda...

Rreth 23 mijë nxënës testohen më 26 qershor në Testin e Arritshmërisë

Rreth 23 mijë nxënës, do t’i nënshtrohen Testit të Arritshmërisë që mbahet më 26 qershor. Edhe këtë vit ky test do të organizohet vetëm...

Lajmet e Fundit