12.2 C
Prizren
E shtunë, 9 Maj, 2026

32 fëmijë nën 10 vjeç në mesin e të infektuarve me koronavirus në Kosovë

Situata me koronavirus në Kosovë po vazhdon të jetë alarmante, ku ditët e fundit janë shënuar shifra rekorde të rasteve të reja.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar katër vdekje dhe 2 mijë e 250 raste pozitive me COVID-19.

Në mesin e të infektuarve janë edhe 32 fëmijë nën moshën 10 vjeç.

Shifra më e madhe e të infektuarve vazhdon të jetë mosha nga 20 deri në 29 vjeç, ku 543 është numri i të infektuarve.

Në bazë të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, nga 3 mijë e 087 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë të dielën, 362 janë regjistruar në Prishtinë.

Pas Prishtinës, me raste aktive prin Ferizaj me 1,280 dhe Gjilani me 1,242.

Dje po ashtu janë shëruar 154 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.700.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 22.245 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Në këtë link mund t’i shikoni të gjitha të dhënat e MSH-së

Më Shumë

Gjobitet i riu në Prizren, u filmua duke vozitur me 178 km/h në zonë 50 km/h

Një i ri në Prizren është ndëshkuar nga Policia e Kosovës pasi është identifikuar përmes një videoje të publikuar në rrjete sociale, ku shihej...

27 vjet nga masakra në Bukosh të Suharekës

Sot mbushen 27 vjet nga masakra në Bukosh të Suharekës. Me rastin e këtij përvjetori, mbahen homazhe në nderim të 25 martirëve të rënë...

Lajmet e Fundit