Katër persona të arrestuar pas një rrahje në Rahovec

Katër persona janë arrestuar pas një përleshje në Rahovec.

Sipas policisë aty ka ndodhur një mosmarrëveshje mes disa personave e cila ka kaluar në rrahje.

“Ka ndodhur një mosmarrëveshje mes disa personave e cila ka kaluar në rrahje. Si pasojë e rrahjes tre nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë marrë tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët me urdhër të prokurorit të njëjtit janë dërguar në mbajte.

Më Shumë

Totaj shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike të punëtorit në vendpunishte në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka shprehur ngushëllime për familjen, të afërmit dhe miqtë e të ndjerit, duke theksuar se në këto...

Vidhen dy vetura në Prizren

Në Prizren janë raportuar dy raste të vjedhjes së veturave në lokacione të ndryshme, të cilat janë duke u hetuar nga organet kompetente. Rasti i...

Lajmet e Fundit