6.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Ekrem Kastrati publikon listën e Nismës për Malishevë

Kandidati për kryetar të komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka publikuar listën e kandidatëve për asamblenë komunale të Malishevës.

Kastrati listën prej 34 kandidatëve e ka bërë publike në fshatin e tij të lindjes në Turjakë në prani të kryetarit të Nismës Socialdemokrate, liderit Fatmir Limaj, të strukturës drejtuese të degës dhe kryetarëve të nëndegëve.

Njoftimi i plotë i Kastratit:

Sonte, në vendlindjen time, në Turjakë, në prani të kryetarit të Nismës Socialdemokrate, liderit tonë z. Fatmir Limaj, të strukturës drejtuese të degës dhe kryetarëve të nëndegëve e kemi bërë prezantimin e kandidatëve për Asamble Komunale për zgjedhjet e 17 tetorit.

Gara jonë për mandatin e 3-të në Malishevë do të jetë më e lehtë kur pjesë kësaj grupe fituese do të jenë këto vajza e djemë të përgatitur profesionalisht dhe të gatshëm për të bërë ndryshime pozitive për Malishevën.

Me fitoren tonë më 17 tetor, të gjithë bashkë do të fillojmë një etapë të re të angazhimit tonë kolektiv për Malishevën që duam . Në këtë kohë aspak të lehtë për vendin, pikërisht këto janë momentet kur familja dhe vendi nxjerrë në skenë të veçantit, për t’i dhënë drejtim komunitetit dhe vendit ku jetojnë dhe veprojnë, dhe të tillë janë pikërisht kandidatët tanë për Asamble Komunale.

Me fitoren tonë në zgjedhjet e 17 tetorit në Malishevë, ne do të jemi adresa e parë për të gjitha kategoritë e njerëzve në nevojë, ne do të jemi zëdhënës të tyre dhe për asnjë moment nuk do të ndalemi derisa të bëjmë më të mirën, derisa qytetarët tanë të ndihen të lumtur e krenar me punën dhe përkushtimin tonë.

Kërkova nga gjithë të kandidatët për Asamble, që të angazhohemi maksimalisht, me takimet bashkëbiseduese me qytetarët tanë, për t’ju prezantuar programin tonë politik për qeverisjen e komunës edhe për 4 vitet e ardhshme nën drejtimin e Nismës Socialdemokrate për t’i dhënë vulën përfundimtare transformimit zhvillimor të qytetit të Malishevës.

Kjo është lista jonë fituese që do ta bëjë Malishevën më të mirë dhe qytetarët e saj më krenarë.

  1. Ekrem Kastrati – Kandidat për Kryetar

1. Hajdin Berisha – Bartës i Listës

2. Arbëreshe Krasniqi

3. Avdi Morina

4. Sylë Dukolli

5. Rukije Bytyqi

6. Halil Morina

7. Valon Mazreku

8. Blerim Thaçi

9. Besartë Ramaj

10. Astrit Sertolli

11. Bashkim Krasniqi

12. Gentianë Hoti

13. Safet Morina

14. Hasim Rudi

15. Fatime Limaj

16. Bashkim Berisha

17. Jahir Xhylyqi

18. Shkendije Hoxhaj-Bytyci

19. Ismet Krasniqi

20. Vllaznim Krasniqi

21. Donjetë Kastrati

22. Amrush Helshani

23. Imer Berisha

24. Agnesa Pintolli

25. Urim Thaçi

26. Burim Begaj

27. Erleta Kryeziu

28. Musli Zulfaj

29. Amrush Gashi

30. Fjoralba Dobruna

31. Gëzim Krasniqi

32. Ardit Paqarizi

33. Egzonë Bytyqi

34. Ibrahim Mazreku.

  

Më Shumë

Barcelona refuzon një ofertë të majme për Raphinhan, kërkon 20 milionë më shumë

Raphinha pritet të largohet nga Barcelona në afatin kalimtar të verës, por vetëm për ofertën e duhur. Sulmuesi brazilian ka shpërthyer në javët e fundit...

Mjekët shpjegojnë se çfarë ka ndodhur me Evan Ndicka

Deklarata e Roma-s ka bërë të qartë se Evan Ndicka nuk kishte ndonjë patologji kardiake, ndaj dhimbjet e gjoksit dhe vështirësitë në frymëmarrje i...

Lajmet e Fundit