Manchester City mundësia e vetme për Ronaldon, klubet tjera s’janë të interesuara

Cristiano Ronaldo ka vendosur të largohet nga Juventusi këtë verë, por portugezi nuk ka shumë zgjidhje kur kanë mbetur vetëm edhe një javë deri në mbylljen e afatit kalimtar të verës.

Menaxheri i tij, Jorge Mendes, është duke bërë përpjekje ta dërgojë Ronaldon te ndonjë klub tjetër, por vetëm Manchester City ka shprehur interesim për të, raporton Gazeta Express.

Sipas mediave italiane, Paris Saint-Germain dhe Real Madridi nuk janë të interesuara për portugezin.

Dëshira e 36-vjeçarit është t’i bashkohet kampionit të Premierligës, sipas gazetës franceze L’Equipe.

Po ashtu, thuhet se Ronaldo ua ka bërë me dije bashkëlojtarëve në Juventus se dëshiron t’i bashkohet Manchester Cityt.

Juventusi i kërkon 30 milionë euro apo ndonjë lojtar që ka atë vlerë, për ta liruar Ronaldon.

City mund ta blejë Ronaldon nëse dështon ta blejë sulmuesin e Tottenhamit, Harry Kane./Gazeta Express/

Më Shumë

Bashkimi kërkon reagimin në Prizren, Trepça një fitore larg titullit

Bashkimi dhe Trepça përballen sonte në finalen e katërt të “Play-off”-it në ProCredit Superligë, në një duel që mund të përcaktojë kampionin e Kosovës...

Ukshin Hoti, 27 vjet pa gjurmë – Një emër që vazhdon të mbetet simbol i rezistencës dhe misterit

Më 16 maj të vitit 1999 në rrethana ende të pandriçuara është zhdukur Ukshin Hoti. Veprimtari i mirënjohur i Lëvizjes Kombëtare, profesori Ukshin Hoti u...

Lajmet e Fundit