COVID-19: 143 pacientë të shtrirë në Spitalin e Prizrenit

Shërbimi spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka njoftuar se në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 1 mijë e 116 pacientë, prej të cilëve 995 janë të konfirmuar pozitiv me Coronavirus.

Sipas të dhënave të publikuara 37 nga pacientët janë në gjendje të rënduar shëndetësore, teksa 935 janë me oksigjeno-terapi.

Detaje nga raporti i SHSKUK-së:

1116 pacientë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme

995 të konfirmuar Covid-19 pozitivë

935 me oksigjeno-terapi

37 në gjendje të rënduar shëndetësore

Në QKUK, 396 pacientë të shtrirë, 359 prej tyre Covid-19 pozitivë, 332 me oksigjeno-terapi.

Klinika Infektive, 117 pacientë

Klinika Infektive 2 (Mjekësia Sportive), 86 pacientë

Klinika Infektive 3 (Interno), 60 pacientë

Mjekimi Intensiv Qendror Covid- 19, 11 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 85 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 13 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 24 pacientë

Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 720 pacientë, 636 prej tyre Covid-19 pozitivë, 603 me oksigjeno-terapi.

Spitali i Prizrenit, 143 pacientë

Spitali i Gjakovës, 129 pacientë

Spitali i Pejës, 180 pacientë

Spitali i Gjilanit, 125 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 40 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 21 pacientë

Spitali i Ferizajt, 82 pacientë.

Më Shumë

Vidhen dy vetura në Prizren

Në Prizren janë raportuar dy raste të vjedhjes së veturave në lokacione të ndryshme, të cilat janë duke u hetuar nga organet kompetente. Rasti i...

Në Vërmicë po rregullohet shtrati i gurrës dhe rruga fushore

Drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Prizren, Nderim Kadriaj, ka përcjellë nga afër punimet që po zhvillohen në fshatin Vërmicë, ku po realizohet...

Lajmet e Fundit