12.8 C
Prizren
E martë, 30 Prill, 2024

KQZ-ja certifikon 48 subjekte politike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar me procesin e certifikimit të subjekteve politike dhekandidatët e tyre për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 17 tetorit 2021, raporton Ekonomia Online.

Në listën e subjekteve politike që certifikohen nga KQZ-ja nuk janë akoma subjektet politike parlamentare dhe kjo pritet të ndodhë në mbledhjen e radhës.

Ky institucion mori vendim të enjten për certifikimin e 48 subjekteve politike, prej të cilave 18 parti politike, 1 koalicion, 17 iniciativa qytetare dhe 12 kandidatë të pavarur.

Numri i përgjithshëm i kandidatëve të certifikuar, që përfaqësojnë këto subjekte politike është rreth 550 kandidatë, prej të cilëve rreth 30 kandidatë për zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe më shumë se 500 kandidatë për pjesëmarrje në zgjedhjet për Kuvende Komunale.

Po ashtu, KQZ-ja mori vendim për  mos certifikim të dy kandidatëve të pavarur për pjesëmarrje  në zgjedhjet për  Kuvende Komunale, Fatmir Hasani dhe Xhavit Murati, pasi të njëjtit nuk janë në përputhje me nenin 29 të ligjit për zgjedhjet e përgjithshme.

Sipas KQZ-së do të vazhdohet në mbledhjet e radhës me certifikimin e kandidatëve dhe subjekteve tjera politike.

Më Shumë

Milani nis sulmin final për Zirkzee

Skuadra e Serie A, Milan-i tani po bën presion për të nënshkruar me Joshua Zirkzee nga Bologna dhe po shton përpjekjet e tyre për...

Aksion simbolik në Prizren: Mbillen 30 fidanë në shenjë të Ditës së Tokës

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Prizren, ka organizuar sot një aksion simbolik për mbjelljen e 30 fidanëve për shënimin e Ditës së Tokës dhe...

Lajmet e Fundit