Zyrtare: Cristiano Ronaldo rikthehet në Manchester United

Manchester United e ka konfirmuar marrëveshjen me Juventusin për Critiano Ronaldon.

Klubi i madh anglez i ka gëzuar tifozët e saj me një postim në rrjetet sociale, ku bëhet e ditur se lojtari është rikthyer.

“Manchester United është i kënaqur të konfirmojë se klubi ka arritur marrëveshje me Juventusin për transferimin e Cristiano Ronaldos”.

“Cristiano, pesë herë fitues i Topit të Artë, deri më tani ka fituar mbi 30 trofe të mëdhenj gjatë karrierës së tij, duke përfshirë pesë tituj të Ligës së Kampionëve, katër Kupa të Botës për klubeve (FIFA), shtatë tituj ligash në Angli, Spanjë dhe Itali, dhe  Kampionatin Evropian me Portugalinë”.

“Në herën e parë për Manchester United, ai shënoi 118 gola në 292 ndeshje”.

“Të gjithë në klub mezi presin Cristianon në Manchester”, thuhet në njoftimin e klubit.

Më Shumë

Totaj: Stadiumi i Lirisë do të bëhet me standarde të UEFA-s

Keyetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka bërë të ditur se janë në fazën përfundimtare procedurat për dhënien e lejes për rikonstruktimin e stadiumit në...

Temperatura të larta gjatë fundjavës në Kosovë – IHMK publikon hartën e valës së të nxehtit

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell. IHK njofton se temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 13...

Lajmet e Fundit