Messi pritet të debutojë sonte me PSG-në

Ylli argjentinas, Lionel Messi pritet të debutojë sot (e diel) me Paris Saint-Germain në ndeshjen e vlefshme për Ligue 1.

Messi u transferua para disa javësh te PSG si lojtar i lirë, pasi e kishte të pamundur të rinovonte kontratën me Barcelonën shkaku i problemeve financiare dhe rregullave të vendosura nga La Liga.

Megjithatë, fillimi i vonshëm i stërvitjeve shkaku i pushimeve të zgjatura verore, kanë bërë që sulmuesi argjentinas të mos jetë gati për debutim.Por, pritjes si duket i ka ardhur tashmë fundi dhe tifozët shumë shpejt pritet ta shohin Messin në fushë me fanellën e PSG-së.

Sot (e diel), Lyoni luan në udhëtim te Reims në kuadër të javës së katërt në Ligue 1 dhe kjo ndeshja pritet ta sjell debutimin e Messit.Sipas mediave francez dhe më gjerë, trajneri Mauricio Pochettino do t’ia jap minutat e parë Messit në këtë përballje.

Më Shumë

PDK në Prizren mobilizohet për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit

Kryetari i degës së Partia Demokratike e Kosovës në Prizren, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se është mbajtur takim me asamblistët e kësaj...

Pas një tikete trafiku/ Kërcënohet një polic në Prizren

Një pjesëtar i Policia e Kosovës ka raportuar se është kanosur nga një person në Prizren, në lidhje me një tiketë që ishte shqiptuar...

Lajmet e Fundit