Unë s’jam Noe

Enver Sulaj

Lëkundjet nga dallgët
më përkundin këndshëm
Si dikur në djepin me shkrola
Që ma dogjën të parin
pastaj edhe shtëpinë

Me vete s’kam asnjë shami të bardhë
As busull
Për ta gjetur bregun e shpëtimit

Mos ki frikë
Unë s’jam Noe

Në varkën time
Çdoherë ka vend për ty

Mos harro
Merri me vete kujtimet
E mallin për detin

20 mars 2021

Më Shumë

148 vjet nga Lidhja e Prizrenit

Sot mbushen 148 vjet që kur më 10 qershor 1878 filloi organizimi dhe themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Është kjo njëherësh një ndër Lidhjet...

Prizren: Kërkohet paraburgim për një të dyshuar për fajde, një tjetër në arrati

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi të dyshuar për veprën penale të fajdesë, ndërsa një person...

Lajmet e Fundit