11.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Prishtina, Prizreni dhe Gjakova prijnë me numrin e të vaksinuarve – Mitrovica, Vushtrria dhe Suhareka janë të fundit

Që nga fillimi i procesit të vaksinimit kundër COVID-19, në Kosovë deri më tani janë imunizuar 271,574 qytetarë.

Ndërsa, 540,562 persona e kanë marr dozën e parë apo 67 për qind, kurse numri total i vaksinave të administruara është 812,300.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, shkruan Telegrafi, për sa i përket vendbanimeve, Prishtina prinë me numrin e atyre që janë vaksinuar më shumë, përkatësish 136,759 qytetarë, ndjekur nga Prizreni me 60,651 persona dhe Gjakova me 55,890 persona.

Numrin më të vogël të atyre që janë imunizuar janë nga Komuna e Suharekës me 28,561 persona, pasuar nga Vushtrria me 32,158 persona dhe Mitrovica me 33,196 qytetarë.

Në bazë ditore, numri i imunizimeve sipas vendbanimit sërish Prishtina prinë me numrin e atyre që janë vaksinuar, kurse e fundit është Komuna e Lipjanit.

Grupmosha 41-60 vjeç janë vaksinuar më shumë apo 284,161 të imunizuar, ndjekur nga grupmosha 21-40 vjeç me 249,171 qytetarë dhe grupmosha 61-80 vjeç me 222,558 të vaksinuar. Kurse, grupmosha 0-20 vjeç dhe mbi 80 vjeç përbën numrin më të vogël që janë imunizuar.

Në grupimin e profesioneve, të pensionuarit përbëjnë numrin më të madh me 149,980 të vaksinuar, ndërsa më pak që janë imunizuar janë juristët me 9,515 persona.

Përqindja e imunizimeve sipas gjinisë prinë ajo mashkullore me 52 për qind.

Në javën e fundit të muajit gusht, janë realizuar 80,519, ku janë konfirmuar 13,423 raste pozitive, kurse brenda kësaj periudhe kanë vdekur 132 persona nga COVID-19.

Aktualisht në Kosovë janë 26 mijë e 575 raste aktive. /Telegrafi/

Më Shumë

Latifi në Kavajë mbjell pemën e miqësisë në emër të Komunës së Rahovecit (FOTO)

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, njofton se me ftesë të kryetarit të Bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, bashkë me kryetarët e komunave...

Kurti kujton 25 vjetorin e masakrave serbe në Gjakovë e Rahovec

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar 25 vjetorin e masakrave serbe në Gjakovë e Rahovec ku nuk u kursyen as gra e fëmijë. Më...

Lajmet e Fundit