4.8 C
Prizren
E shtunë, 21 Mars, 2026

Quni: Qeveria lokale nuk ka investuar asgjë në lagjjen “Tusuz” të Prizrenit

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Anton Quni, ka kritikuar qeverinë lokale se nuk ka investuar asgjë në lagjen “Tusuz”.

Sipas tij, kjo lagje ka probleme të shumta që kërkojnë zgjidhje.

“Qeveria lokale, pothuajse nuk ka investuar asgjë në përmirësimin e standardit jetësor të banorëve të kësaj lagje, ndërkaq pas katër vite qeverisje për efekte elektorale, në prag të fushatës ka filluar realizimin e disa projekteve të dyshimta që nuk po arrijnë ti finalizojnë”, shkruan Quni në Facebook.

“Kanale e puseta të hapura gjithandej, rrugë të shkatërruara, shtylla elektrike të vjetërsuara e të stërngarkuara, ambient të degraduar me pisllëqe e mbeturina inerte gjithandej”.

“Tusuzi’ po vuan nga shumë mungesa e probleme të cilat as që është tentuar t’u gjindet zgjidhja. Këtë trajtim nuk e meritojnë banorët e kësaj lagjeje, kontributi i të cilëve për liri e pavarësi të vendit është i jashtëzakonshëm”.

“Në biseda, me disa nga ta, kuptova që ndjehen të zhgënjyer e të lënë pasdore”.

“Nuk ka problem që nuk ka zgjidhje, krejt çka nevojitet është ekspertiza dhe vullneti i mirë i vendimmarrësve”.

“Mua dhe ekipit tim nuk na mungojnë as njëra as tjetra, prandaj “Tusuzi”, si një ndër lagjet më të mëdha të qytetit do të kenë vëmendjen time të veçantë dhe të gjitha problemeve e mungesave të evidentuara, do tu japim zgjidhje”.

Më Shumë

Totaj uron Fitër Bajramin: Solidariteti dhe vlerat njerëzore na bëjnë më të bashkuar

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka përcjellë sot një mesazh urimi për të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër...

Sonte në Prizren luhet super derbi i basketbollit

Në palestrën e nxehtë ”Sezai Surroi”, Bashkimi i bën konakun Trepçës, njëherësh edhe vendi i dytë kundër vendit të parë. https://prizrenpress.com/shiten-banesa-moderne-ne-lagjen-tranzit-i-ri-te-prizrenit-mundesi-pagese-me-keste/ Këto dy skuadra u përballën...

Lajmet e Fundit