Të këtyre moshave janë 24 viktimat nga COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit 24 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19. Kurse gjatë kësaj periudhe 890 persona kanë rezultuar pozitiv, ndërsa 1712 persona janë shëruar.

Viktima më e re gjatë kësaj kohe ka qenë një foshnje tre ditëshe nga Lipjani.

Gjatë kësaj kohe ka vdekur edhe një burrë nën moshën 40 vjeçare nga komuna e Podujevës.

Ndërsa, viktima kanë qenë edhe dy burra të moshës 50-59 vjeçare, njëri nga Peja dhe tjetri nga Deçani.

10 viktimat tjera janë të moshës 60-69 vjeçare. 2 nga viktimat janë të komunës së Prizrenit, 2 të Rahovecit, 1 nga Vushtrria, 1 nga Lipjani, 1 nga Kamenica, 1 nga Gjilani, një nga Gllogoci dhe një nga Gjakova.

7 viktima janë të moshës 70-79 vjeçare. 2 nga viktimat janë nga komuna e Suharekës, 1 nga Mitrovica, 1 nga Vitia, 1 nga Gjilani, 1 nga Gjakova dhe 1 nga Fushë Kosova.

Ndërsa, 3 viktima janë mbi 80 vjeç. Njëri nga viktimat është nga Prizreni, njëri nga Suhareka dhe njëri nga Prishtina. /Gazeta Sinjali/

Më Shumë

MC Eagles nga Prizreni feston 20-vjetorin e themelimit

Klubi i motoristëve MC Eagles nga Prizreni ka shënuar 20-vjetorin e themelimit, duke mbledhur motoçiklistë dhe adhurues të motorëve në një atmosferë festive dhe...

KEDS-i me punime në rrjet, reduktime në Prizren

KEDS ka njoftuar se disa vende do të mbesin pa energji elektrike sot, për shkak të punimeve në rrjet. Përmes një njoftimi për media, KEDS-i...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit