Arrestohen tre të dyshuar në Prizren për posedim të narkotikëve

Tre persona janë arrestuar në Prizren të hënën me dyshime për posedim të narkotikëve.

Policia ka njoftuar se ka marrë informata të dielën se tre të dyshuarit po shisnin marihuanë.

Kështu që të tre janë zënë në flagrancë nga zyrtarët policorë, ndërsa gjatë bastisjes në shtëpinë e tyre janë gjetur dhe konfiskuar afërsisht 850 gramë të substancës së dyshuar marihuanë të ndarë në paketime të vogla.

Ndaj tre të dyshuarve O.SH. (1997), F.B. (1988) dhe H.SH. (1995) me banim në Prizren, është hapur procedurë për blerje, posedim, shpërndarje e shitje të paautorizuar të substancave narkotike.

“Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me aktvendim të prokurorit të shtetit në Prizren është iniciuar rasti “Blerje, posedim, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve substancave psikotrope ose analoge” neni 267 i KPK-s?. Ndaj dy të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit policor, ndërsa i dyshuari i tretë me urdhër të prokurorit të shtetit në Prizren i dorëzohet stacionit policor në Prizren për procedurë të mëtutjeshme hetimore lidhur me veprën “ Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare “, thuhet nga Policia e Kosovës.

Më Shumë

Rahoveci nderon në 27-vjetor dëshmorët e rënë në betejën e Hamocit

Në 27-vjetorin e rënies heroike, në Rahovec janë zhvilluar sot homazhe dhe përkujtime për dëshmorët Bekim Sylka, Besim Kabashi dhe Avni Thaçi, të cilët...

Takohen Limaj dhe Hamza: NISMA do ta mbështesë PDK-në në zgjedhjet e 7 qershorit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka pritur në selinë e kësaj partie, kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza. Limaj ka theksuar se...

Lajmet e Fundit