11.7 C
Prizren
E shtunë, 2 Maj, 2026

Shqipëria, për fitore ndaj San Marinos

Fitorja ndaj Hungarisë ndez edhe një herë shpresën e Shqipërisë për ta synuar zonën “play-off” në kualifikueset e Botërorit, sigurisht një mision jo i lehtë, por tri pikët në “Elbasan Arena” i mbajnë kuqezinjtë në lojë.

Ai sukses ishte shumë i rëndësishëm edhe për vetë teknikun italian, dukshëm jo pak nën presion përpara atij takimi. Mjaftoi një sfidë e vetme, përballë një rivaleje si Hungaria, për ta rregulluar shpejt atmosferën rreth ekipit kombëtar. Me shpresën që Anglia të bëjë të madhen përballë Polonisë, Shqipëria përballet me San Marinon, një ndeshje ku tri pikët janë detyrim. Ndeshja e Shqipërisë ndaj San Marinos zhvillohet sonte nga ora 20:45.

“Kjo është ndeshja jonë vendimtare. Nuk mendoj asgjë tjetër, pavarësisht se Polonia luan ndaj Anglisë. Unë mendoj vetëm për sfidën tonë. Kemi konkurrentë të fortë në këtë grup. Kemi Hungarinë që ju e keni parë që është e fortë fizikisht. Edhe Polonia është e fortë, ka kualitet. Ka ndodhur shpesh që pas një fitoreje ne mund t’i marrim lehtë ndeshjet. Ndaj San Marinos do ta kemi të vështirë. Është një ekip i organizuar, duhet të kemi përqendrim dhe të bëjmë lojë të mirë. Duhet t’i lëmë sa më pak hapësira sepse është e rrezikshme. Për t’i marrë pikët ne duhet të bëjmë një ndeshje të madhe”, ka thënë Reja.

“Sigurisht që do të ketë risi në ndeshjen ndaj San Marinos. Abrashi dhe Gjasula nuk do të jenë. Nuk do të zhbalancohemi shumë pasi do të shoh dhe si luan San Marino për të zgjedhur një formacion. Do të shoh deri sot në darkë gjendjen e lojtarëve sepse kanë marrë edhe ca goditje. Sigurisht ata që do të rikthehen do të na japin një dorë. Hysaj, Bare, Manaj do të kthehen”, ka deklaruar Reja.

Më Shumë

Bashkimi kampion i Kosovës në Ligën U18

Bashkimi është shpallur kampion i Kosovës në Ligën U18 për vajza, duke kurorëzuar sezonin me titull pas fitores në ndeshjen e tretë të “Play-off”-it,...

Në Prizren arrestohet i kërkuari që ishte i dënuar me burg efektiv

Policia e Kosovës ka njoftuar se e ka arrestuar një person në Prizren, i cili ishte në kërkim pasi ishte i dënuar me 1...

Lajmet e Fundit