6.7 C
Prizren
E martë, 10 Shkurt, 2026

Aprovohet propozimi për ekspertizë të ndërtimtarisë në gjykimin ndaj inspektorit në Prizren

Në gjykimin ndaj Nexhmedin Musliut, i cili në Gjykatën e Prizrenit po gjykohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare, sot është aprovuar propozimi për një ekspertizë të ndërtimtarisë.

Me të filluar seanca, përfaqësuesi i palës së dëmtuar – Komunës së Prizrenit, avokati Blerim Mazreku deklaroi se meqenëse është kërkuar vlera e dëmit edhe ka propozuar që të përcaktohet një ekspertizë përkatëse e ndërtimit.

Nga ky fakt, përfaqësuesi theksoi se në rastin konkret nuk dihet saktë për pjesën e ndërtuar pa leje dhe me çrrastë eksperti do ta saktësoj dhe përcaktojë sipërfaqen e ndërtuar, taksat komunale  sikur objekti të ndërtohej me leje, ku në bazë të tyre edhe do të përcaktohet vlera e dëmit.

Kurse, mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Gent Gjni tha se dëmi është dashur të përcaktohet në aktakuzë dhe e njëjta të plotësohet në fazën fillestare e  jo në përfundim të procesit gjyqësor.

Ndryshe, ish-inspektori Musliu po akuzohet që si person zyrtar, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, vepron në kundërshtim me Ligjin për Ndërtime ashtu që nuk ndërmerr veprime për ndalimin dhe rrënimin e punimeve, duke u mjaftuar vetëm me inspektime formale.

Pas kësaj, kryetarja e trupit gjykues, gjyqtarja Ajser Skenderi, vendosi që ta aprovoj propozimin e palës së dëmtuar, kurse seanca e radhës do të caktohet pas pranimit të raportit të ekspertit.Drejtësia Sot

Më Shumë

Zafir Berisha i nënshtrohet me sukses dy ndërhyrjeve kirurgjike

Familja e Zafir Berishës ka njoftuar se ai ka kaluar me sukses dy ndërhyrje kirurgjike dhe se gjendja e tij shëndetësore është stabile. Në njoftimin...

Nikprelaj te Ballkani

FC Ballkani ka arritur marrëveshje me mbrojtësin Arben Nikprelaj, i cili transferohet nga Deçiçi i Tuzit. 21-vjeçari, me gjatësi 1.94 metra, vjen për të përforcuar...

Lajmet e Fundit