11.2 C
Prizren
E martë, 4 Nëntor, 2025

Prizren: Shtyhet për në tetor gjykimi ndaj të akuzuarve për mashtrim me viza pune gjermane

Në Gjykatën Themelore të Prizren, përsëri nuk ka arritur të vazhdojë shqyrtimi kryesor ndaj të akuzuarve Flamur Hoxha dhe Besim Rexhaj, raporton Drejtësia Sot.

Hoxha dhe Rexhaj, po gjykohen si bashkëkryerës të veprave penale “Shpëlarje parash” dhe Flamur Hoxha për veprën penale “Shmangie nga tatimi”.

Drejtësia Sot, njofton se me të filluar seanca i akuzuari Flamur Hoxha kërkoi që ti caktohet mbrojtës sipas detyrës zyrtare për shkak të pamundësisë financiare.

Kërkesën e të akuzuarit Hoxha, nuk e kundërshtoi edhe prokurori special Afrim Shefkiu.

Ndërsa, kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Xheladin Osmani për shkak të komplicitetit të çështjes dhe lartësisë së dëmit, vendosi që ta aprovoj propozimin e të akuzuarit Hoxha dhe të njëjtit ti caktohet një mbrojtës sipas detyrës zyrtare.

Në këtë drejtim, gjyqtari Osmani vendosi që seanca e sotme të ndërprehet, ndërsa ajo e radhës u caktua për 05 tetor 2021, me fillim nga ora 10:00.

Ndryshe, Gjykata Prizrenit, më 9 janar 2020, kishte shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve Flamur Hoxha dhe Besim Rexhaj.

Më Shumë

Për Fatos Nanon

Nga Ben Blushi Fatos Nano i ngjan atij timonierit të shpenguar që luante me drejtimin e erës duke e lënë përkohësisht në duar të tjera...

Artan Abrashi dhe partnerët e koalicionit takohen në Shatërvan: Fitorja e Prizrenit është e pashmangshme

Kandidati për kryetar të Prizrenit nga Lëvizja Vetëvendosje, Artan Abrashi, është takuar sot me partnerët e koalicionit në zemër të qytetit, në Shatërvan, vetëm...

Lajmet e Fundit