Sekuestrohet një revole dhe 164 fishekë në Shirokë

Një person është ndalur dhe të njëjtit i është sekuestruar një revole me gas dhe 164 fishekë, raporton PrizrenPress

Ngjarja ka ndodhur në Zonën Industriale, në Shirokë gjatë së dielës rreth orës 21:00.

“Zona Industriale, Shirokë, 12.09.2021 – 21:00. Njësitë policore kanë ndaluar një veturë me targa të huaj me drejtues, të dyshuarin mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit në veturë është gjetur dhe sekuestruar një revole me gas dhe 164 fishek. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Përmbyllet manifestimi “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë” në Prizren

Me një ceremoni solemne të mbajtur në Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, është përmbyllur edicioni i sivjetmë i manifestimit tradicional “Java Remzi...

Kurti viziton ekspozitën digjitale kushtuar Ukshin Hotit në Krushë të Madhe

Në 83-vjetorin e lindjes së Ukshin Hoti, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Ekspozitën Digjitale “DheShkronjë”, të hapur në Amfiteatrin e...

Lajmet e Fundit