Moti sot, diell dhe temperatura deri 29 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell.

IHK njofton se deri të enjten parashihen kushte të qëndrueshme meteorologjike.

Nga dita e enjte, pastaj vikendit vranësirat do të fuqizohen duke bërë që të kemi ndryshime në kushtet atmosferike.

Parashihen riga shiu të cilat herë-herë do të jenë të intensitetit mesatar deri të lartë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë Celsius.

Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme, por dominuese do të jetë drejtimi i verilindjes, ku shpejtësia maksimale parashihet të arrijë deri 11m/s

Më Shumë

Kryeprokurori i Prizrenit priti në takim drejtorin e Akademisë së Drejtësisë, diskutohen nevojat për trajnime profesionale

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, së bashku me zëvendëskryeprokurorin, Labinot Jetishi, kanë pritur sot në takim pune drejtorin e Akademisë së...

Dragashi diskuton inventarizimin e shërbimeve komunale dhe planin zhvillimor komunal

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka njoftuar se është mbajtur mbledhja e radhës e Qeverisë Komunale, ku janë shqyrtuar çështje të rëndësishme...

Lajmet e Fundit