Një muaj paraburgim personit që vodhi 20 mijë euro në një këmbimore në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 10.09.2021 dhe mund të zgjasë deri më datën 10.10.2021, ndaj të pandehurit F.I., për shkak të dyshimit të bazuar ka kryer veprën penale “Grabitja”.

Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit.

“Më datë 10 shtator, në orët e mesditës, në Prizren, në një zyre të këmbimores, i pandehuri F.I., me përdorim të forcës e përvetëson në mënyrë të kundërligjshme pasurinë e luajtshme të personit tjetër – të dëmtuarit (zyrtari i këmbimores), në atë mënyrë që pasi i pandehuri shkon në këmbimore kinse të këmbejë 25.000 franga në euro, me ç’rast i dëmtuari i përgatit 22.950 euro dhe posa fillon i pandehuri t’i numërojë, e zë të habitur të dëmtuarin, duke u ngritur nga karrige e godet me grusht dhe largohet me vrap me paratë që i ka grabitur në shumë prej 20.000 euro”, thuhet në njoftim.

I pandehuri F.I., nga të dhënat policore rezulton se dyshohet edhe për një vepër penale të kësaj natyre.

Më Shumë

KGJK dhe Gjykata e Prizrenit thellojnë bashkëpunimin për rritjen e efikasitetit dhe transparencës

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Rrustem Thaqi, ka pritur në takim kryetaren e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, ku u diskutua...

Deri në 33 gradë sot

Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi sot do të ndikohet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas njoftimit të institutit,...

Lajmet e Fundit