Ura në Bubël të Malishevës afër përfundimit

Në shumësinë e projekteve që janë duke shkuar drejt përfundimit, është edhe ura në fshatin Bubël të Komunës së Malishevës.

Drjetori i Drejtorisë së Urbanizmit, Ahmet Morina dhe shefi i prokurimit, Nuhi Shala, vizituan dhe panë nga afër se si po shkojnë punimet e urës në fshatin Bubël drejt përfundimit, ata u shoqëruan edhe nga përfaqësuesi i fshatit, Ahmet Rrahmanaj.

“Me ndërtimin e kësaj ure, banorëve të fshatit Bubël u bëhet një zgjidhje përfundimtare dhe nuk do të janë më të rrezikuar nga vërshimet si dhe do t’u lehtësohet qarkullimi i tyre për të lëvizur e kryer punët ditore”. tha Morina

Në Komuna e Malishevës po vazhdojnë edhe shumë projekte si: fusha sportive, trotuar, riparim të gypave të ujësjellësit e të tjera projekte që do t’a përmirësojnë jetën e qytetarëve.

Më Shumë

Kurti në Has vlerëson sakrificën e dëshmorëve dhe rolin e sportit

“Qeveria do të jetë mbështesë çdo iniciativë sportive”. Kështu deklaroi kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili mbrëmë i shoqëruar edhe nga...

Vedat Muriqi mbërrin në Stamboll, pritet nga tifozët e Fenerbahçes

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, para pak çastesh ka mbërritur në Stamboll, pasi ka kompletuar rikthimin e tij në ekipin Fenerbahçe. Gjatë ditës,...

Lajmet e Fundit