Haskuka në konakun e dy kandidatëve për Kuvend të Prizrenit

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka, në kuadër të parafushatës zgjedhore, ka vizituar konakun e shtëpisë së dy kandidatëve për Kuvend.

Ai, qëndroi në shtëpinë e kandidatit të LVV-së për Kuvend të Prizrenit, Ilir Gashi dhe kandidatit të Listës Guxo, Petrit Hoxha.

“Sot, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, na nderuan me vizitën në familjen tonë”, shkruan Gashi.

Mund të jetë një imazh i 5 persona dhe njerëz në këmbë

Edhe kandidati tjetër për Kuvend, Petrit Hoxha, është shprehur i nderuar me vizitën e Haskukës.

“Kisha nderin të kisha mysafir në shtëpinë time kryetarin e Prizrenit Mytaher Haskuka si dhe deputetët Haxhin,Jetmire,Artan dhe Arberin”.

“Faleminderit të gjithëve që morrën pjesë dhe më dhanë mbështetje edhe për një mandat”./PrizrenPress.com/

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Më Shumë

Bullgaria fiton Eurovisionin, Alis u rendit i 13-ti

Ka ulur siparin nata e madhe e Finales së Eurovizionit 2026, një mbrëmje që dhuroi gjithçka: emocione të forta gare, spektakël të vërtetë vizual...

Ministrja Gërvalla vizitoi Prokurorinë Themelore në Prizren: Nuk ka shtet të fortë pa drejtësi të fortë

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka vizituar Prokurorinë Themelore në Prizren, ku u prit nga Kryeprokurori z. Petrit Kryeziu me të cilin...

Lajmet e Fundit