10.1 C
Prizren
E martë, 13 Maj, 2025

Sot përballje të forta në BKT Superligë, ja kush me kë luan

Xhiroja e pestë në BKT Superligën e Kosovës vazhdon sot me tri ndeshje që janë në program për t’u zhvilluar.

Kjo javë nisi me dy takime, të cilat u fituan nga vendasit. Ballkani mposhti Llapin 2-0, derisa Malisheva triumfoi 1-0 ndaj Feronikelit.

Dy skuadrat pretendente për titull, Drita e Prishtina do të kenë udhëtim të vështira ditën e sotme.

Gjilanasit do të përballen në udhëtim me Drenicën, skuadër që ka grumbulluar 10 pikë pas katër ndeshjeve.

Në anën tjetër Drita ka tetë pikë dhe kërkon tri pikët e radhës për t’iu bashkuar Ballkanit në krye të tabelës.

Edhe vendasit e Drenicës kërkojnë rezultat pozitiv ndaj Dritës, pasi kuqezinjtë nuk i kanë mposhtur gjilanasit që nga viti 2016.

Duel shumë i vështirë e pret edhe kampionin në fuqi të Kosovës, Prishtinën që udhëton drejt Klinës për t’u përballur me Dukagjinin me fillim nga ora 15:00.

Dy ekipet kanë nga dy pikë pas katër xhirove dhe janë në kërkim të fitores së parë.

Punë më të lehtë e pret Gjilanin që sot pret Ulpianën në stadiumin e qytetit në Gjilan.

Bardhekuqtë kanë barazuar në dy sfidat e fundit dhe kërkojnë të fitojnë tri pikët.

Në anën tjetër Ulpiana pas tri humbjeve të njëpasnjëshme kërkon të befasoj vendasit dhe të kthehet me pikë në Lipjan.

Më Shumë

Pa ujë çdo ditë nga ora 16:00 deri 23:00 në Malishevë – deri në vendosjen e pompave të reja

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren ka bërë të ditur se për shkak të mosfurnizimit të rregullt me ujë në disa zona...

Trepça i kundërpërgjigjet Bashkimit, barazohet seria finale

Trepça ka triumfuar në finalen e dytë të “Play-off”-it ndaj Bashkimit me rezultat 79:72 (20:20, 21:21, 17:17, 21:14). Tani seria barazohet në 1:1, raporton PrizrenPress. Vendasit...

Lajmet e Fundit