Totaj me plis të bardhë, premton mbështetje për zeje

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit Shaqir Totaj, ka vazhduar t’i takojë shumë familje, të cilët tradicionalisht janë marrë me ushtrimin e zejeve të rralla në Prizren.

Totaj ka takuar familjen Gjurgjealo, e cila për disa breza është marrë me zejen e qeleshepunuesit.

Kjo zeje ka mbetur pa përkrahjen institucionale, ndonëse është pothuaj se ndër zejet e vetme që kanë mbetur.

Përfaqësuesit e familjes zejtare Gjurgjealo e kanë njoftuar kryetarin e ardhëm të Prizrenit për vështirësitë, por edhe për kërkesat e tyre se si zejet e vjetra duhet të ringjalljen në Prizren, në mënyrë që të zhvillohet edhe turizmi, por edhe ekonomitë familjare.

“Zejet e vjetra tradicionale do të jenë prioritet i tij në qeverisjen e tij, dhe përmes një fondi të veçantë do t’i ndihmojë zejtarët që të merren me veprimtari artizanale me shpresë që nga shumë zeje që kanë qenë të përmendur në Evropë të prizrenasve edhe në të ardhmen Prizreni të jetë qytet i njohur dhe ta mbajë primatin kryeqytet shpirtëror i shqiptarëve”, tha Totaj.

“Bashkë për Prizrenin, do të jemi për zhvillim ekonomik dhe për ruajtjen e trashëgimisë zejtare”.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Më Shumë

Shtabi komunal në Malishevë: Nis përgatitja për spërkatjen kundër Etheve Hemorragjike

Në Malishevë është mbajtur takimi i radhës i Shtabit Komunal për Parandalimin dhe Luftimin e Etheve Hemorragjike, i udhëhequr nga kryetari i shtabit, Amrush...

Bullgaria fiton Eurovisionin, Alis u rendit i 13-ti

Ka ulur siparin nata e madhe e Finales së Eurovizionit 2026, një mbrëmje që dhuroi gjithçka: emocione të forta gare, spektakël të vërtetë vizual...

Lajmet e Fundit