14.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Kadare uron gruan e jetës!

Dikur, studentja bukuroshe e dashuruar me shkrimtarin e ri. Helena Kadare – bashkëshortja fatlume e autorit më të madh bashkohor të letrave shqipe, feston datëlindjen.

Bashkëshorti dhe shkrimtari i mirënjohur botërisht prej kohësh, – Is –  siç ajo vetë parapëlqen ta thërrasë, përcjell urimin më të thjeshtë dhe njerëzor, të një dashurie të madhe.

Studiuesja Alda Bardhyli, ka marrë një mesazh prej tij:

Ismaili e cilëson bashkëshorten e tij, njeriun më të rëndësishëm të jetës dhe thotë se, edhe pse shkrimtar, nuk mund ta përcaktojë me fjalë marrëdhënien dhe ndjenjën për Helena Kadarenë, sepse siç shprehet, për gjerat e mëdha nuk ka përcaktime.

I pyetur nëse e ka përdorur ndonjëherë shprehjen “Më fal që nuk di të dua pak, por të dua vetëm shumë”, Kadare thotë se “Unë nuk e kam përdorur, nuk më kujtohet ta kem përdorur këtë shprehje. Në qoftë se ia kam thënë dikujt, në një farë mënyre një gruaje, ka qenë Helena”.

Ndërsa pyetjes se “Çfarë është Helena, për ju?”, shkrimtari i madh i përgjigjet:

“Është gruaja më e afërt e imja, në këtë botë.

Kështu ka qenë që në fillim të njohjes sonë e deri tani në mbarim, në këtë pjesë të fundit të jetës. Njeriu më i afërt, që më ka dhënë gjithë gëzimet e kësaj bote, ndaj së cilës, ndihem i detyruar për gjithçka.

Shumë e vështirë të gjej një fjalë, që përkufizon gjithë lidhjen tonë.

Zakonisht, për gjërat e bukura të kësaj bote, gjërat e mëdha, gjërat e përjetshme, nuk i përkufizon dot, nuk e durojnë dot përcaktimin në fjalë gjuhësore. Prandaj, nuk do ta merrja përsipër një aventurë të tillë”.

Helena është ndër të paktat romanciere të regjimit komunist. Autore e shtatë vëllimeve, ndër të cilat: ”Kohë e pamjaftueshme”, ”Bashkëshortët”, ”Një grua nga Tirana” dhe ”Një lindje e vështirë”.

Veprat e saj flasin për ëndërrimet vajzërore, përjetimet e të qenit nënë dhe bashkëshorte. Gjithashtu është një përkthyese cilësore e disa veprave të autorëve të njohur botërorë, kryesisht francezë.

Në historinë e letrave shqipe para dhe pas viteve 90-të, emri i Helena Kadaresë, do të shfaqet shpesh jo vetëm si një prozatore që i erdhi vendit në kapërcyell të viteve 70-të (romani i saj i parë “Një lindje e vështirë” u botua në vitin 1976, por dhe si një shqipëruese (kryesisht pas viteve 90-të), gati par ecxellence që kanë pasur letrat shqipe. Ndoshta se shkrimtarja, brenda saj e bënte më të ndier përkthimin, a ndoshta se, ashtu siç shprehet dhe vetë, ka përkthyer gjithnjë shkrimtarë dhe libra që i ka dashur.

Kur një libër lë ndjesi të jashtëzakonshme tek ajo, nuk mjaftojnë vetëm bisedat me miq, për ta treguar. Ajo do ta bënte të njohur në shqip, nobelistin polak, Isaac Bashevis Singer, ashtu siç do shpaloste botën e madhe japoneze, përmes prozës së Ysushi Inoues…

Më Shumë

Enea Koliqi, ‘Ylli i javës’ në Superligë

Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i javës”. Ky çmim për javën e 29-të...

Durrësi qyteti më i nxehtë deri në 2040-ën, në mesin e tyre edhe Prizreni

Zyra e Bankës Botërore në Kosovë bën të ditur se nxehtësia ekstreme në qytetet e Ballkanit Perëndimor është përkeqësuar ndjeshëm dhe valët e të...

Lajmet e Fundit