8.7 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026

Allegri: Na ‘nderuan’ zëvendësuesit, McKennie duhet të kishte shënuar katër gola

Juventusi mori fitoren e parë kundër Spezia me rezultatin 3-2. Bardhezinjtë nuk e kishin të lehtë dhe këtë e pranon edhe trajneri Massimiliano Allegri, i cili për DAZN pas ndeshjes u shpreh:

“Fatmirësisht fituam një ndeshje duke vuajtur. Ka shumë gjë për t’u përmirësuar. Kemi lojtarë që mund të bëjnë më mirë kur marrin vendimin për të dhënë pasimin e fundit dhe kur gjuajnë në portë”.

“Chiesa? Nuk prisja përgjigje nga ai apo nga lojtarët e tjerë. Chiesa u kthye nga një dëmtim dhe më pas më kërkoi zëvendësim, pasi kishte sërish probleme. Diferenca sot është se ata që u futën në fushë si zëvendësues u paraqitën mirë.

Sot fituam një ndeshje të rëndësishme. Duhet të dalim nga zona e rehatisë, futbolli ka edhe vuajtje dhe lodhje. Nuk duhet ta shohim tabelën e klasifikimit. Ne përpiqemi ta vendosim fitoren e parë pas të radhës në shtëpi kundër Sampdoria.

Ka lojtarë që ka cilësi dhe duhet të përmirësohen. McKennie për shembull duhet të kishte shënuar të paktën katër gola dhe ato mundësi shënimi bëjnë diferencën”, përfundoi Massimiliano Allegri deklaratën e tij.

Më Shumë

Amaneti i Qosjes dhe Dervishit: Mesazh për një shoqëri në krizë

Nga Qazim Thaçi Shkrimtari Teki Dervishi u nda nga jeta më 29 qershor 2011 në Prishtina. Ndërsa akademiku Rexhep Qosja u nda nga kjo botë...

“S’e kemi propozuar Nait Hasanin e as të tjerët..”, Totaj thotë se në listë nuk janë ata që dyshohen për manipulim me vota

Nait Hasani nga Partia Demokratike e Kosovës, i cili në zgjedhjet e 28 Dhjetorit ishte në mesin e personave ku dyshohet për manipulim të...

Lajmet e Fundit