13.1 C
Prizren
E hënë, 27 Tetor, 2025

Usyk për rimeçin me Joshuan: Oh, shumë mirë pra, do ta zhdëp në dru dy herë Anthonyn

Kampioni i ri i botës në kategorinë e rëndë, Oleksandr Usyk, pret që rimeçi i tij me Anthony Joshuan të zhvillohet në shkurt apo mars dhe paralajmëron se do të dalë triumfues sërish, sipas promotorit të tij Alexander Krassyuk.

Boksieri ukrainas e tronditi Joshuan të shtunën, duke e rrahur bindshëm për t’ia rrëmbyer titujt e botës WBA, IBF dhe WBO në kategorinë e rëndë, raporton Gazeta Express.

Usyk ka shprehur interesim edhe për një luftë për bashkimin e të gjithë titujve të botës me kampionin e kategorisë së rëndë WBC, Tyson Fury.

“Rimeçi është i shkruar në marrëveshjen tonë”, tha Krassyuk të martën.

“Kur biseduam me Oleksandr për rimeçin, ai nuk ishte i inatosur. Përkundrazi, ishte i lumtur. Ai tha: ‘Oh, shumë mirë! Do ta rrah Anthonyn dy herë!’”, tregoi ai.

Ndërkohë, Joshua ka thënë se do ta ushtrojë të drejtën për rimeçin në marrëveshjen me Usyk.

“Është e vërtetë ajo që ka thënë Eddie Hearn në konferencë pas meçit se rimeçi mund të ndodhë në shkurt apo mars”, konfirmoi Krassyuk.

Usyk ka thënë në të kaluarën se dëshiron që rimeçi të zhvillohet në Stadiumin Olimpik të Kievit në Ukrainë. /Gazeta Express/

Më Shumë

Kryetari i AAK-së në Prizren: Nuk kemi arritur marrëveshje me asnjërën nga dy partitë në balotazh

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Prizren, Besnik Krasniqi, tregon se deri në  nuk ka asnjë marrëveshje koalicioni me ndonjë subjekt politik...

58 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Lajmet e Fundit