Avdyli: Të njëjtit që vajtonin pse Njësia Speciale u dërgua në kufi, tash qirren pse u tërhoq

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje që vije nga Lista GUXO, Haxhi Avdyli, ka akuzuar ata që në Kosovë, marrëveshjen e arritur sot në Bruksel me palën serbe, po e quajnë të dëmshme për vendin, duke thënë se “të njëjtit që vajtonin e fëlliqeshin pse Njësia Speciale u dërgua në kufi, tash qirren pse u tërhjek”.

Tutje, Avdyli thotë se duhet kuptuar që nuk ishte ROSU-ja aty pët të luftuar e pë manovra, por për të ruajtur doganierët që zbatonin reciprocitetin.

“Nëse dikush guxon rrezikon ata që zbatojnë reciprocitetin e tabelave, njesia speciale rikthehet aty .Para 10 ditëve kishim tabela Serbe në Kosovë, sot skemi tabela as me flamur as me stemë Serbe. Para 10 dite Kosovarëve iu hiqeshin tabelat RKS e u vendosnin tabela Proba, sot ska më tabela Proba për Kosovarët”, ka shkruar Avdyli në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, Avdyli thotë se sot Kosova ka shënuar fitore të madhe në fushën e dialogut, ndërsa sipas tij, për herë të parë ka reciprocitet të plotë mes dy shteteve.

“E kjo po iu djeg atyre që s’janë në pushtet, e po frikohen se po merr dikush merita politike. Kosova fitoi por disa e djegin edhe Kosovën veç të riktheheshin në grazhdin e hajnisë. Por Kosova s’ka kohë me u ndal për ata që vajtojnë kohërat e vjetra kur shteti ishte ndërmarrja e tyre private”, ka shkruar Avdyli,

Më Shumë

24 orë në Kosovë: Dy të vdekur në aksidente, dhjetëra të lënduar

Dy aksidente me fatalitet janë shënuar gjatë ditës së djeshme në vend, sipas statistikave të Policisë. Përveç tyre, gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur edhe 35...

Komuna e Rahovecit ndan dekoratën “Ukshin Hoti” për Adem Demaçin

Në 83-vjetorin e lindjes së veprimtarit të çështjes kombëtare, profesor Ukshin Hoti, Komuna e Rahovecit do të ndajë dekoratën “Ukshin Hoti”. Ceremonia e ndarjes së...

Lajmet e Fundit