15.9 C
Prizren
E premte, 8 Maj, 2026

Prizren/ Arrestohet i kërkuari për vrasje në tentativë, dërgohet në vuajtje të dënimit prej 4 vite e 100 ditë

Policia në Prizren, të martën ka arrestuar dënuarin E.Xh nga ana e gjykatës, i cili kërkohej për tri vepra penale, atë të vrasjes në tentativë, shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm dhe armbajtje pa leje. Ai do të vuajë dënimin prej 4 vite e 100 ditë.

E.Xh (1977) po kërkohej në bazë të urdhëresës me shkrim të Gjykatës Themelore në Prizren.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga një komunikatë nga ana e Policisë së Kosovës (PK), raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas policisë, i njëjti është arrestuar pas një pune operativo-teknike e rrjedhur nga një informatë inteligjente.

“Me vendim te gjykatës dërgohet në vuajtjen e dënimeve me kohëzgjatje prej 4 vite e 100 ditë burg.”, thuhet në njoftim. 

Më Shumë

Vushtrria mposht Prizrenin me “poker” golash

Vushtrria ka triumfuar 4-1 ndaj Prizrenit në javën e 31-të të Raiffeisen Liga e Parë. Vendasit e zgjidhën ndeshjen që në pjesën e parë, duke realizuar...

“Hasi Jehon”, festivali gjysmë shekullor që ruan traditën

Tre netët e para të majit, malet e fshatit Gjonaj patën jehonë tjetër. Më 1, 2 dhe 3 maj, aty u mbajt Festivali “Hasi Jehon”,...

Lajmet e Fundit