11.3 C
Prizren
E shtunë, 8 Nëntor, 2025

Totti: Nga Roma do të isha larguar vetëm për Real Madridin

Legjenda e Romës, Francesco Totti, ka theksuar se gjiganti spanjoll Real Madridi është klubi i vetëm për të cilin do ta kishte lënë Romën.

Historia e Francesco Tottit në Romë veçohet në futbollin modern. Ish-ylli italian e kaloi tërë karrierën e vet në klubin e fëmijërisë, raporton Gazeta Express.

Ai hoqi dorë nga mundësia për të fituar gjithçka në lojën e futbollit vetëm e vetëm për t’i qëndruar besnik klubit që e ka dashuruar gjithmonë.

Totti ishte padyshim njëri prej lojtarëve më të talentuar dhe më të mirë të gjeneratës së vet. Ai e fitoi një titull në Serie A me Romën dhe Kupën e Botës me Italinë, por ka mundur të fitonte shumë më shumë sikur të largohej nga kryeqyteti italian.

Megjithëse shumë klube kishin shfaqur interesim për ta blerë atë, hera e vetme kur ai e kishte menduar njëmend largimin ishte në vitin 2006, kur Real Madridi i kishte bërë ofertë.

“Natyrisht që kam menduar për të”, tha Totti i pyetur për ofertën e Real Madridit.

“Të themi që ka pasur ditë kur një këmbë e kisha brenda e një jashtë. Por e kam thënë shpesh dhe vërtet se vendimi për të qëndruar në Romë u mor me zemër”, nënvizoi ai.

Ai shtoi: “Real Madridi ishte klubi i vetëm tjetër për të cilin do të kisha luajtur. Klubi i vetëm ku do të kisha shkuar.

Më Shumë

Kjo është marrëveshja PDK – LDK në Prizren (Dokument)

Është zyrtarizuar para pak minutash koalicioni mes kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shaqir Totaj, dhe kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK),...

Blushi sjell librin e ri ‘pavarësisht përpjekjeve të disave që ai të mos botohej’

Shkrimtari shqiptar, Ben Blushi, tashmë ka gati romanin e tij më të ri…por titulli i së cilit nuk është zbuluar ende. Blushi tha se moszbulimi...

Lajmet e Fundit