Voton edhe Anton Quni

Kandidati për kryetar të Komunës së Prizrenit nga radhët e LDK-së,Anton Quni , ka shfrytëzuar të drejtën e tij për të votuar në zgjedhjet lokale që po mbahen ditën e sotme.

“Kjo ditë ka rëndësi të veçantë për të gjithë ne, sepse me votë po i japim drejtimin katërvjeçar komunës tonë”.

“Së bashku me bashkëshorten Mirjanën dhe nanën Albinën, sapo votuam që Prizreni dhe gjithë komuna të ketë të ardhme më të mirë e më të ndritshme”.

“Ftoj të gjithë qytetarët e komunës që ta shfrytëzojnë të drejtën e votës”.
Siç e thoshte, Presidenti historik Rugova, vishuni bukur e mirë dhe dilni të votoni, sepse duke përmbushur këtë obligim ne tregojmë pjekuri, aktivizim dhe demokraci qytetare”.

 

Më Shumë

Totaj i kundërpërgjigjet Kurtit dhe Haskukës: Nuk po e bllokojmë stadiumin, po manipuloni opinionin publik

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, i është kundërpërgjigjur deklaratave të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe ish-kryetarit të Prizrenit, Mytaher Haskuka, lidhur me projektin...

39 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, janë shqiptuar 1842 gjoba

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Në breg të detit

Lajmet e Fundit