6.7 C
Prizren
E diel, 2 Nëntor, 2025

Kolosi i shqiptarizmës

Nga: Daut Dauti

Puna e parë që bënë komunistët kur erdhën në pushtet, ishte eliminimi i Gjergj Fishtës. Arsyeja ka qenë e thjeshtë: të zëvendësohet pan-shqiptarizmi me pan-sllavizëm. Kështu e donte aleanca e komunistëve shqiptarë me Moskën dhe Beogradin. Shkatërrimi i varrit të Fishtës dhe hedhja e eshtrave të tij në lumë, ishte shenjë se regjimi i ri nuk do ta toleronte patriotizmin shqiptar që kishte krijuar Rilindja dhe të cilën ide Fishta e forconte gjithnjë e më shumë.

Fishta ka qenë diga kryesore në mesin e intelektualëve shqiptarë kundër pan-sllavizmit. Tërë jetën Fishta e kaloi duke e luftuar këtë rrezik të madh të drejtuar kundër shqiptarëve dhe kjo dëshmi gjendet në të gjitha veprat e tija, përfshirë Lahutën e Malcisë. Fishta nuk u luftua pse ishte prift. Ai u hoq nga skena për shkak se ideja e tij e fuqishme pan-shqiptare nuk e lejonte depërtimin e komunizmit dhe pan-sllavizmit te shqiptarët.

Regjimi komunist e krijoi ‘shqiptarin’ që mahnitej nga kultura sllave dhe u orientua për të shpërndarë urrejtje për ‘pushtimin turk’ që kishte përfunduar dhe nga i cili më nuk kishte asnjë rrezik. Kjo u bë me qëllim që e kaluara të mbahej gjallë dhe të harrohej e tashmja. Ky nuk ishte qëndrimi i Fishtës dhe i asnjë intelektuali shqiptar të deri atëhershëm.

“Intelektuali” i ri shqiptar, i krijuar në kornizën pan-sllave, e shpalli Fishtën armik. Intelektualit kryesor ia ndaloi veprat dhe e cilësoi si “poet minor klerik”. Janë ende gjallë “intelektualët” që e kanë sharë e poshtëruar Fishtën, kolosin e shqiptarizmës. Madje, shumë edhe përbetohen në emrin e këtyre “intelektualëve”.

Tragjedia kombëtare që ka ndodhur me Fishtën, vazhdon ende. Fishta nuk është prezent askund dhe injorimi ndaj tij vazhdon. Injorimi i Fishtës bënë me dije për një gjë: Derisa Fishta nuk kthehet aty ku e ka vendin, pan-sllavizmi rri këmbëkryq te shqiptarët.

Më Shumë

Nis krasitja e pemëve e bimëve dekoruese në Prizren

Komuna e Prizrenit ka filluar punimet për krasitjen e pemëve dhe bimëve dekoruese në të gjitha pjesët e qytetit. Sipas njoftimit, këto ndërhyrje po bëhen...

Publikohen pamjet, momenti i arrestimit të prokurorit Beqë Shala në vendin e punës

Prokurori i Departamentit të Përgjithshëm në Prokurorinë Themelore të Prizrenit, Beqë Shala, është arrestuar gjatë një aksioni të zhvilluar nën drejtimin e Prokurorisë Speciale...

Për Fatos Nanon

Lajmet e Fundit