Policia iu gjen armë pa leje tre të rinjve në Prizren

Gjatë orëve të mesnatës së sotme një veturë është ndalur për kontroll nga policia në fshatin Lubinje e Epërme në Prizren, ku janë sekuestruar tri armë.

Policia njofton se tre të dyshuarit posedonin tri armë, dy nga ato armë gjahu dhe një armë gjysmë automatike së bashku me 8 fishekë.

Ndaj tre të dyshuarve M.B., 28-vjeçar, A.M., 32-vjeçar dhe M.K., 19-vjeçar është ngritur kallëzim penal për posedim dhe mbajtje të armës pa leje

Më Shumë

27 vjet nga çlirimi i Kosovës

27-vjet më parë në Kosovë u vendosën 50 mijë ushtarë të NATO-s dhe bashkë me ta edhe administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara. Më...

Shpërthim në oborrin e një shtëpie në Prizren, policia jep detaje

Një shpërthim i dyshuar me granatë dore ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës në Prizren, duke shkaktuar dëme të...

Lajmet e Fundit