32.5 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

Prizren/ Rrahu gruan dhe ia gjuajti telefonin në fytyrë, gjykata e dënon me një vit burgim

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka shpallur aktgjykim dënues, ndaj të akuzuarit   N.J.,  për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

“Me datë 02 tetor, në orët e mbrëmjes në Prizren, në shtëpinë e përbashkët familjare, me dashje kryen dhunë ose keqtrajtim fizik dhe psikologjik  apo emocional, me qëllim të cenimit të dinjitetit të të dëmtuarës – bashkëshortes së tij, në atë mënyrë që në ndikimin e alkoolit pas një mosmarrëveshje që kishin i njëjti fillon ta godet me grushte në pjesë të ndryshme të trupit, e kap për flokë dhe e gjuan me telefon  në fytyrë, me ç ‘rast me këto veprime i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore me pasoja të përkohshme për shëndetin, të përshkruara edhe nga akt ekspertimi mjeko ligjor”, njofton gjykata, trasnmeton

“Kësodore ka kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor nga neni 185 par. 3 lidhur me par. 2 të KP-së.  Andaj Gjykata, në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale,  të akuzuarin e GJYKON: Dënim me BURGIM në kohëzgjatje prej një (1) viti, (në të cilin dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 02 tetor 2021, deri në ndërprerjen e kësaj mase)”, thuhet tutje në njoftimin e gjykatës.

Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

Më Shumë

Vazhdojnë besnikërinë te Liria: Elshani dhe Susuri qëndrojnë në Prizren

Dy nga lojtarët më të rëndësishëm të Lirisë së Prizrenit, Egzon Elshani dhe Xhevat Susuri, kanë rinovuar kontratat dhe do të jenë pjesë e...

Lauren Sanchez tani Lauren Sanchez Bezos

Një fillim i ri, një kapitull i ri... dhe një emër i ri. Pas një ceremonie magjike në Venecia, Lauren ndau pamjen e saj të...

Lajmet e Fundit