14.2 C
Prizren
E mërkurë, 29 Prill, 2026

Kërkohet paraburgim ndaj pesë kamerierëve të dyshuar për falsifikim të parave

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar paraburgim ndaj pesë personave të dyshuar për falsifikim të parasë.

B.B., T.P., V.Z., L.E. dhe A.P. gjenden në ndalim 48-orësh.

B.B. akuzohet se nga tetori deri në nëntor të këtij viti, me dashje ka mbajtur në posedim para të falsifikuara me qëllim për të vënë në qarkullim ato. Më pas 1250 euro të gjitha monedha metalike nga dy euro, ia shiti të pandehurit tjetër T.P.. Ai u pajtua të blejë ato për 900 euro, në mënyrë që të paguajë ato periodikisht. Ai pagoi fillimisht për 300 euro false me 200 euro origjinale, më pas 400 euro false me 300 euro origjinale dhe në fund 550 euro false me 400 euro origjinale.

Ndërsa, të pandehurit: T.P., V.Z., L.E., dhe A.P., gjatë periudhës së muajit tetor deri në fillim të muajit Nëntor të vitit 2021, në intervale të ndryshme kohore, me dashje dhe në bashkëkryerje është vërtetuar se kanë vënë në qarkullim paratë e falsifikuara si të vërteta, në atë mënyrë që në cilësinë e punëtorëve si kamerierë në njërin prej lokaleve të gastronomisë në Prizren, paratë e falsifikuara të cilat i pandehuri T.P., i kishte siguruar nga i pandehuri B.B., në intervale të ndryshme kohore.

“Të pandehurit me vendim të prokurorit të shtetit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh, dhe për të njëjtit Prokuroria Themelore në Prizren, do të vazhdoj me veprime të tjera hetimore”, thuhet në Prokurorinë Themelore.

Më Shumë

Policia në Prizren hap dyert për nxënësit, ligjërohet për sigurinë në trafik

Stacioni Policor Prizren-Veri ka mirëpritur sot një grup nxënësish nga një kolegj i qytetit, në kuadër të aktiviteteve edukative për rritjen e ndërgjegjësimit mbi...

Tre persona arrestohen në Suharekë për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Policia e Kosovës ka arrestuar në Suharekë tre personave të dyshuar lidhur me veprat “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “sulm ndaj personit zyrtar”. Sipas...

Lajmet e Fundit