-3.9 C
Prizren
E mërkurë, 31 Dhjetor, 2025

Liria fiton derbin lokal

Liria ka shënuar fitoren e dytë me radhë dhe është ngritur në renditjen tabelare për dy pozita më lartë. Për herë të parë këtë stinor Liria ka shënuar dy fitore radhazi në kampionat!

Bardhezinjtë nga Prizreni kanë shënuar fitore ndaj skuadrës tjetër të qytetit A&N në ndeshjen e zhvilluar në Suharekë sot, pasi që në stadiumin e Lirisë Përparim Thaqi është duke u punuar, duke u shtruar tapeti i ri me bar artificial.

Ka qenë një veprim individual i mesfushorit Fitim Susuri që bëri ndeshjen të ngjallet që në fillim të saj. Ai pasi mori topin në krah të majtë depërtoi në zonë, hyri brenda 16-shes dhe duke lënë pas mbrojtësin, shënoi nga afëria për 1-0 në fillim të ndeshjes (8’).

Pas kësaj A&N u hodh në sulm dhe pati 2-3 raste të mira për barazim, por sulmuesit dhe mesfushorët që tentuan, nuk ishin të saktë, duke gjuajtur jashtë portës së Drilon Hodaj.

TABELA AKTUALE

Së pari tentoi Valdo Zeqaj nga gjuajtja e lirë (18), ndërsa pas tij ka qenë braziliani Batista, që nga afërsia s’qëlloi kornizën e portës (20).

Në pjesë të dytë A&N e drejtuar nga Genc Tamniku u freskua me Morales dhe Din Miftari, mirëpo kjo nuk solli rezultat.

Liria fitoi penallti dhe Liridon Fetahaj me përvojë shënoi për 2-0 (79). Nuk vonoi “vendasit” shënuan edhe me Blendi Memaj për 3-0 (87), ndërsa mysafirët e tëra që arritën të bëjnë ka qenë goli i nderit shënuar në kohën shtesë nga Ferreira Morales (90+2) për përfundimtaren Liria 3-1 A&N [Fitim Susuri 8, Liridon Fetahaj 79p., Blendi Memaj 87 – Ferreira Morales 90+2].

Fitorja çon Lirinë në 15 pikë dhe për momentin skuadra del në pozitën e pestë. Ndërsa A&N ka pësuar vetëm humbjen e dytë të stinorit dhe mbetet mbi Lirinë me një pikë më shumë.

Më Shumë

Si janë përdorur fetë nga burrat kundër grave

Nga Ben Blushi Gjatë bisedës që pata në Korcë për promovimin e romanit Jam Musliman fola edhe për karakterin shumë mashkullor të feve. Të gjjtha fetë...

Një i plagosur gjatë konfliktit mes disa personave në Suharekë

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një përlesheje mes disa personave mesditën e sotme në Duhël të Suharekës. Lajmin për tëvë1.info e...

Lajmet e Fundit