Memli Krasniqi viziton Halil Kastratin, i uron shërim pas intervenimit kirurgjik

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, i shoqëruar nga kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës në Prizren, Besim ef. Berisha, ka vizituar hoxhën Halil Kastrati, për t’i uruar shërim dhe shëndet të plotë në të ardhmen, pas një intervenimi kirurgjik që kishte ditë më parë.

Krasniqi përmes një postimi në “Facebook” ka treguar se hoxhën Halil Kastrati e ka falënderuar për punën e jashtëzakonshme që ka bërë në vazhdimësi, duke u dalë në ndihmë njerëzve dhe familjeve në nevojë, anë e kënd Kosovës.

“Veçanërisht, projekti i organizatës së tij, shtëpia e të moshuarve, është një projekt human e fisnik që meriton vlerësim shoqëror e mbështetje institucionale. Hoxhë Halilit i shprehëm respekt për angazhimin shembullor, që i shërben secilit si udhërrëfyes i veprave të mira, si dhe i uruam shëndet e jetë të gjatë, për të vazhduar misionin e tij për ndihmën e qytetarëve në nevojë”, ka shkruar Krasniqi.

Më Shumë

Liria sot në Ferizaj, i duhet vetëm fitorja për playoff-in

Liria zhvillon sot ndeshjen e fundit të sezonit në Raiffeisen Liga e Parë, ku në Ferizaj përballet me Dinamon në një duel vendimtar për...

Kurban Bajrami, BIK publikon orën e faljes së namazit

Kurban Bajrami do të falet të mërkurën, më 27 maj 2026, në orën 05:40 në të gjitha xhamitë e Kosovës. Bashkësia Islame e Kosovës ka...

Lajmet e Fundit