16.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Gërxhaliu: Në Rudnicë janë nxjerrë katër kufomat e para

Rudnice-varrez masiveFillimi i hapjes së një varreze masive në Rudnicë të Rashkës në Serbi, një lokalitet kaherë i përmendur nga mediet dhe nga shoqatat humanitare, i pranuar para një viti zyrtarisht edhe nga autoritetet serbe, ngjallë shpresat e shumë familjarëve në Kosovë se me zhvarrosjen e të gjitha mbetjeve mortore në këtë lokalitet do të dihet edhe fati i shumë të dashurve të tyre, të cilët u masakruan dhe u përpoqën që t’i humbin në tërësi gjurmët e krimit.

Drejtori i Departamentit të Mjekësisë ligjore, Arsim Gërxhaliu, i cili për 5 ditë ka qenë në Rashkë të Serbisë, ku është zbuluar një varrezë masive me trupat e shqiptarëve që u vranë nga forcat serbe gjatë luftës, thotë se janë nxjerrë katër kufomat e para, shkruan Kosova Sot.

Sipas Gërxhaliut, aktualisht nuk mund të flitet për numrin e saktë të kufomave që mund të jenë në këtë varrezë masive, por bazuar edhe në deklaratën e zyrtarit serb Bruno Vekaric para tri vjetësh në këtë varrezë pritet të zhvarrosen rreth 250 apo më shumë mbetje mortore të viktimave që janë bartur aty nga ushtria dhe policia serbe.

“Me gjetjen e mbetjeve të para mortore, ne faktikisht e vërtetuam edhe informatën e dëshmitarëve se mbetjet mortore gjenden në ndërtesën e ndërtuar pas luftës. Kështu, ne vetëm 80 centimetra prej murit skajor të saj i kemi dërguar eskavatorët, ku janë nxjerr katër kufomat e para përnjëherë. Kjo do të thotë se ne fillimisht do të jemi në pjesën skajore dhe presim që edhe në thellësinë e ndërtesës të ketë akoma më shumë. Meqenëse tash u gjetën mbetjet mortore, kjo kalon në duart e prokurorit për krimet e luftës, dhe javën e ardhshme pritet të mbahet edhe një takim me strukturat e EULEX-it dhe zyrtarët serbë për të parë se cilët do të jenë hapat e mëtutjeshëm”, ka thënë Gërxhaliu.

Më Shumë

Kundërshtohet heqja e emrit të Hasan Prishtinës nga UP-ja

Një aksion simbolik është mbajtur sot para Kuvendit të Kosovës. Përmes këtij aksioni, është kundërshtuar heqja e emrit të Hasan Prishtinës, nga Universiteti i Prishtinës. Mehmet...

Askush përveç vetes sonë nuk mund të na lirojë mendjen

Thënie nga Bob Marley – “E vërteta është se çdo njeri do t’ju lëndojë; ju thjesht duhet ta gjeni personin për të cilin ia vlen...

Lajmet e Fundit