8.3 C
Prizren
E hënë, 8 Dhjetor, 2025

Shtyhet gjykimi për korrupsion ndaj zyrtarëve të Komunës së Mamushës

Pranë, Departamentit për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Prizren, ka dështuar të mbahet shqyrtimi kryesor ndaj të akuzuarve Cafer Morina dhe Refki Krasniç, të cilët po akuzohen për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare”.

Drejtësia Sot, raporton se Morina dhe Krasniç po akuzohen se gjatë periudhës së muajit nëntor të vitit 2020, në cilësinë në cilësinë e drejtorit të Arsimit, përkatësisht të drejtorit të shkollës, kanë vepruar në kundërshtim me ligjin e punës nr.03/L-212, konkretisht neni 8, ashtu që me dashje nuk kanë zbatuar ligjin mbi punësimin, duke themeluar marrëdhënie pune me disa mësimdhënës pa zhvilluar procedurë konkursi, me qëllim që të shkelin të drejtat e personit tjetër Ramadan Shanli.

Drejtësia sot njofton, se shkak për mos mbajtje të këtij gjykimi ishte mungesa e mbrojtësit të të akuzuarit Krasniç avokatit Naim Kurtishi..

Lidhur me këtë fakt, avokati Kurtishi përmes parashtresës së datës 08 nëntor 2021, ka kërkuar nga gjykata shtyrje e seancës së sotme me arsyetimin se ka rast vdekje në familjen e tij.

Ndryshe, në seancën e sotme prezantuan Prokurori i shtetit Mehdi Sefa, përfaqësuesit e palës së dëmtuar avokatët Blend dhe Gent Gjini, i akuzuari Krasniç si dhe i akuzuari Morina me mbrojtësin e tij avokatin Fatmir Jëlliq.

Në këto rrethana, kryetari i trupit gjykues gjyqtari Xheladin Osmani në mungesë të kushteve ligjore për vazhdim të shqyrtimit gjyqësor, vendosi që seanca e radhës të caktohet më 11 janar 2022, në ora 10:00.

Drejtësia Sot

Më Shumë

Policia në Prizren nis hetimet për parat false që u pranuan nga 1 qershori deri në nëntor

Policia në Prizren  ka iniciuar rast për falsifikim të parasë. Sipas raportit 24 orësh të policisë thuhet se nga 1 qershori deri më 27 nëntor...

Smajl Latifi betohet për mandatin e katër radhazi

Është mbajtur mbledhja inauguruese e Kuvendit Komunal të Rahovecit, ku kryetari i komunës, Smajl Latifi, dhe 27 asamblistë kanë dhënë betimin e tyre. Me...

Komunizmi ka vdekur

Lajmet e Fundit