Buffon takon idhullin e tij, nuk e besoni se kush është

Edhe legjenda si Gianluigi Buffon kanë idhujt e tyre. Super Gigi ka patur mundësinë të takojë Thomas N’Kono, ish-portier i Kamerunit dhe mes protagonistëve në botërorin Italia ’90, një frymëzim për pozicionin e portierit.

Ish-ylli i Juventus ka publikuar në Tëitter një moment gëzimi special duke rrëfyer emocionet e tij kur ka takuar dhe përqafuar N’Konko: “Idhujt e rinisë mbeten gjithmonë idhuj, edhe dhjetëra vite më pas”, ka shkruar Buffon në mesazhin e tij të shoqëruar me një fotografi me ish-portierin.

“Është gjithmonë një kënaqësi të përqafoj përsëri mikun Thomas N’Konko, ai falë të cilit jam bërë një portier” – shton më tej Buffon, i cili po luan në Serie B me Parmën, me synimin për ta ringjitur në A dhe njëkohësisht për të qenë në Katar 2022, kuptohet, jo portier i parë.

Më Shumë

Kurti në Has vlerëson sakrificën e dëshmorëve dhe rolin e sportit

“Qeveria do të jetë mbështesë çdo iniciativë sportive”. Kështu deklaroi kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili mbrëmë i shoqëruar edhe nga...

Diaspora përmbys rezultatin në Malishevë: VV-ja del partia e parë, PDK-ja bie e dyta

Numërimi i votave me postë të diasporës ka sjellë ndryshime në renditjen e partive edhe në komunën e Malishevës. Lëvizja Vetëvendosje tashmë ka dalë e...

Lajmet e Fundit