3.1 C
Prizren
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Nuk e mban fjalën, refuzon të pensionohet

Eqrem KryeziuuEqrem Kryeziut nuk i pëlqen pensionimi politik. Ai konsideron se veprimtarisë së tij politik nuk i ka ardhur ende fundi.

Në mbledhjen e parë pas humbjesë së zgjedhjeve, që ka mbajtur me Kryesinë e Degës së LDK-së në Prizren, Kryeziu i ka ikur temës së pensionimit të tij politik. Fajin për humbjen e garës përballë kandidatit të PDK-së, Ramadan Muja, ai e ka gjuajtur te premtimet dhe koalicionet që PDK-ja i ka bërë me partitët e minoriteteve.

“Gara për kryetar të Komunës së Prizrenit ishte një garë e kandidatit të LDK-së me Qeverinë e Republikës së Kosovës, milionave të saj si dhe koalicioni i rivalit me të gjitha komunitetet që në komunën i kanë rreth 11 mijë vota, që në start”, ka vlerësuar Kryesia e LDK-së në Prizren.

Përkundër paralajmrimit, Kryeziu, në këtë mbledhje nuk ka folur për dorëheqjen e tij nga pozita e kryetarit të Degës së LDK-së në Prizren.

“Gati është e kotë të merresh me politikë të ndershme në këto rrethana, kur çdo gjë është relativizuar”, pat thënë pas humbjes së garës Kryeziu.

Ai,bashkë me anëtarët e Kryesisë, ndërkaq është pajtuar që të ketë një strukturim të strukturave të LDK-së nëpër nëndegët, ku gjatë këtij procesi ka çaluar aktiviteti.

“Kryesia u pajtua në parim që të ketë një strukturim të strukturave të LDK-së nëpër nëndegët, ku gjatë këtij procesi ka çaluar aktiviteti”, tregon zëdhënësi i LDK-së në Prizren, Nderim Gashi.

“Dega e LDK-së vlerëson se dinamika e aktivitetit duhet të vazhdojë me intensitet të shtuar si në kryesinë e Degës ashtu edhe në kryesitë e nëndegëve për mobilizim të përbashkët në përgatitjet për zgjedhjet nacionale, që do të mbahen vitin e ardhshëm”.

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK’së Ridvan Hoxha, me një këshillë miqësore i ka sugjeruar Eqrem Kryeziut që të tërhiqet nga kjo pozitë udhëheqëse.

Sipas tij, Kryeziu duhet të tërhiqet në mënyrë të qetë në mënyrë që e tëra të kalojë pa ndonjë tronditje në këtë degë.“Vullneti politik i qytetarëve u pa në zgjedhje. Andaj unë si mik i tij i vjetër i kam sugjeruar që të tërhiqet pa zhurmë. Kjo jep mundësinë reale për ndryshime në parti”.

Kambanat e dështimit të LDK’së sipas tij kanë dëgjuar moti, por mendon që përgjegjësit nuk janë munduar që t’i dëgjojnë ato.

Sipas tij, Prizreni nuk fitohet me filozofi shterpe pa program të qartë qeverisës dhe vetëm me një fletë të bardhë dhe dy nënshkrime. “Një nga arsyet kryesore pse ne humbëm në Prizren, ishte moskomunikimi me qytetarët, grupet e interesit apo me shoqërinë civile”.

Edhe këshilltari i LDK-së në Asamblenë Komunale në Prizren, Qemal Krasniqi ka fajësuar drejtuesit e partisë së tij, për humbjen e zgjedhjeve në këtë qytet.
Ai fton anëtarët e partisë, që të ‘zgjohen nga gjumi’ dhe të bëjnë ndryshime në LDK. “LDK-ja në Prizren ka shumë nevojë për ndryshime. Nuk mundet me funksionu e me fitu ma pallavra e paçavra”. /PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Mamusha kërkon nga ASK-ja përmirësimin e disa të dhënave në regjistrimin e popullsisë

Kryetari i Komunës së Mamushës, Abdulhadi Krasniq në cilësinë e kryesuesit të Komisionit komunal për regjistrimin e popullsisë ka kontestuar disa të dhëna të...

Narkotikë të fshehur në rroba, parandalohet kontrabanda në Qendrën e Paraburgimit në Prizren

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka parandaluar kontrabandën me substanca të dyshuara narkotike në Qendrën e Paraburgimit në Prizren. Sipas njoftimit thuhet se gjatë një vizite...

Lajmet e Fundit