12.6 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026

Gjuha shqipe

Sahit F. Osmani

Tridhjetë e gjashtë tinguj ngjizen në palcën
e gjuhës

E vijnë me kumbim si ortekë bjeshkësh
E vijnë me jehona valësh kryengritëse
Të lumenjve të zbritur në fushat me lule të
Naim Frashërit.
Në ato fusha bashkohen e krijojnë fjalë
Të ëmbla e të hidhura si vet jeta.
Ashtit të moçëm i mëkojnë sythat
ndër dej të gjakut qarkullojnë të papërlyera.

Fjalët shpërthejnë nga e perëndishmja gjuhë
Me vrullin e zemrës, me ngrohtësinë e gjakut
Për ta krijuar trungun me rrezatim hyjnor
E fytyrën engjëllore të dalë nga Lufta e Trojës
Të ekspozuar në çdo varg homerik.

Gjuhë shqipe, ti zgjua bletësh
Fjalët tua pikojnë mjaltë dashurie
Kur shfaqen të stolisura me kurora dafine
Në fushat e lulëzuara të mendimit
Nëpër gurrat e freskëta të rrëfimit.

Më Shumë

Totaj për rastin e Nait Hasanit: Në listën përfundimtare janë përfshirë edhe emra që s’janë propozuar nga dega e PDK

Shaqir Totaj ka dhënë detaje shtesë për futjen në listë të Nait Hasanit. Kjo pasi që Totaj dje kishte thënë në një deklaratë se Hasani...

Vetëvendosje në Prizren zhvillon takim mobilizues me strukturat e saj

Lëvizja Vetëvendosje – Qendra në Prizren ka mbajtur një takim mobilizues me përfaqësuesit e pikave të saj, në kuadër të organizimit dhe koordinimit të...

Lajmet e Fundit