-4.2 C
Prizren
E hënë, 24 Janar, 2022

Zyrtare: Taulant Xhaka pensionohet nga kombëtarja kuqezi

Mesfushori i Basel-it, Taulant Xhaka, ka njoftuar gjatë kësaj të marte se ka vendosur të tërhiqet nga Kombëtarja e Shqipërisë. 30-vjeçari numëron 30 ndeshje me kuqezinjtë, nga ku ka shënuar edhe një gol.

Shqiptari i lindur në Bazel të Zvicrës, ka qenë një nga lojtarët më të dalluar të kombëtares në periudhën e trajnerit, Giovanni de Biasi. Por, krejtësisht e kundërta ka ndodhur gjatë kohës kur kuqezinjtë drejtohen nga Edoardo Reja.

Xhaka ka pasur përplasje me Rejan dhe ka refuzuar të vijë në kombëtare, për aq kohë sa ajo drejtohet nga italiani. Ndërsa, tashmë vendimi për të mos ardhur më në kombëtare duket se do të jetë përfundimtar.

Nëpërmjet një letre drejtuar tifozëve, Xhaka ka njoftuar se do të tërhiqet përgjithmone nga Kombëtarja e Shqipërisë.

Letra e plotë:

Të nderuar tifozë, futbollistë, dashamirës të futbollit, e nderuar Kombëtare, krenaria e gjakut tim. Dita që u vesha kuqezi ka qenë dhe mbetet dita dhe kujtimi im më i bukur i jetës. Kam qenë dhe jam shumë krenar që u bë e mundur, që unë të vishesha kuqezi. Ishte një ëndërr për të gjithë familjen XHAKA, e cila tashmë është bërë realitet.

Do jemi gjithmonë krenar dhe mirënjohës. Nuk përshkruhen dot me fjalë emocionet dhe çastet e bukura që kam kaluar në gjirin e kombëtares kuqezi. Ii paharrueshëm do të mbetet kualifikimi që arritëm së bashku në evropian! Mbi të gjitha entuziazmi dhe krenaria e përfaqësimit të kombëtares kuqezi është një luftë për të treguar dashurinë ndaj vendit tënd të origjinës.

Si unë dhe vëllai im Graniti, jemi rritur me atdhedashuri për Shqipërinë dhe Kosovën. E gjithë familja ime na ka rritur si mua, ashti dhe Granitin me flamurin kuqezi në zemër, me një respekt dhe krenari të veçantë për vendin tonë. Gjithmonë fillimet janë të bukura dhe askush nuk e mendon se sa shpejt ikin vitet dhe stafeta duhet dorëzuar brezit të ri kuqezi për shkak të lëndimeve të shumta që Akoma vazhdojnë të më ndjekin.

Për këtë arsye dhe shumë arsye të tjera private, kam vendosur të jap lamtumirën nga kombëtarja kuqezi si lojtar i saj, por me zemër do të jem në çdo moment pranë jush deri në frymën e fundit.

Do te jem përjetë KUQEZI. Më besoni, që ky vendim është ndër më të vështira dhe emocionuese të marra në jetën time. Nuk e kam pasur aspak të lehtë të marr një vendim të tillë, sepse pranë kombëtares jam ndjerë shumë mirë dhe krenar.

Jam mbështetur shumë nga stafi i FSHF, nga bashkëlojtarët e mi, si dhe nga tifozat e mrekullueshëm kuqezi. Por, në kushtet dhe rrethanat që unë ndodhem, mendova është më e mira për t’i dhënë edhe brezit të ri mundësinë të afirmohen që të jenë e ardhmja e kombëtares sonë të përbashkët.

Dua të falenderoj përzemërsisht trajnerët me të cilët kam punuar, lojtarët, presidentin e FSHF, Armand Duka, si dhe gjithë dashamirësit e futbollit për të gjithë mbështetjen që më kanë dhënë gjatë angazhimit tim në gjirin kuqezi. Një falënderim i veçantë dhe special shkon për tifozat kuqezi, ata janë lojtari i 12-të dhe na kanë mbështetur në çdo kohë dhe moment.

Tifozat na kanë mbështetur në çdo kohë dhe çdo moment. Tifozat na kanë dhënë mbështetje edhe në ditët tona më të vështira. Ata kanë qenë frymëzim i madh për mua. Tifozët e kombëtares kuqezi janë më të mirët në botë. Tani edhe unë do jem një tifoz i flaktë i kombëtares kuqezi, pra një si JU. Krenari dhe respekt për tifozat.

Nder dhe krenari e madhe për të gjithë familjen Xhaka, që unë ish a për disa vite pjesë e kombëtares kuqezi. Ishte ëndërr e shumë brezave, që tani është bërë realitet. Faleminderit për besimin dhe gjithçka që më dhatë.

Për kombëtaren kam dhënë maksimumin dhe jam shumë krenar që kam qenë pjesë e saj. Një falënderim edhe për familjen time që më ka mbështetur në ?do hap të karrierës time. Kuqezi përjetë.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Moti sot: Temperatura në minus dhe reshje shiu e bore

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot priten reshje shiu dhe bore. Në njoftimin e IHK-së bëhet e ditur se temperaturat minimale do të...

Porto kërkon të largojë mbrojtësin që gënjeu për moshën, Milan-i synon transferimin

Portugezët e Porto-s kërkojnë të largojnë nga skuadra e tyre mbrojtësin, Chancel Mbemba. Futbollisti afrikan ka gënjyer për moshën e tij, pasi nuk është...

Gareth Bale rikthehet nga lëndimi, i paqartë për të ardhmen

Pas 144 ditësh mungesë, Gareth Bale është rikthyer në listën e Carlo Ancelotti-t. Bale do të jetë i pranishëm, dhe me shumë mundësi do të...

”Le Monde” analizon veprën e Ismail Kadaresë

Kadare vjen i përkthyer në gjuhën frënge, nga violinisti i njohur, Tedi Papavrami.  Me botimin në frëngjisht të kësaj vepre të shkrimtarit shqiptar me famë...

Reshje të borës dhe ngrica nëpër rrugë, Policia e Kosovës ka një apel për vozitësit

Policia e Kosovës, pas reshjeve të borës u ka bërë thirrje të gjithë ngasësve të automjeteve që të kenë kujdes gjatë vozitjes. Në komunikatën e...

Turqia ndërron emrin e shtetit, e konfirmoi Erdogan

Autoritetet turke vendosën ta ribrendojnë imazhin e vendit në botë, kumtoi televizioni turk TRT.Paraprakisht këtë muaj, presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan publikoi kumtesë në...

Një i vdekur e 2943 raste pozitive me COVID-19 të premten

Një person ka vdekur e janë regjistruar 2943 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, ditën e premte, duke shënuar kështu rekord rastesh ditore...

Kush ishte në Kosovë urdhërues i vrasjeve të disidentëve politik në emigracion?

Shkruan:Azem Ramadani “Ata pak vetë që ishin shumë të informuar e kanë ditur, ndërsa mua personalisht Josip Perkovi?(ish drejtues i lartë i UDB-shënim i A.R)...

IKSHPK: Vaksiohuni se Omicron po përhapet me intensitet të lartë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), u ka bërë thirrje sërish qytetarëve që të respektojnë masat antiCOVID-19. IKSHPK ka theksuar se varianti Omicron...

Policia mbush arkën e shtetit me mbi 21 mijë euro, vetëm dje dënoi 618 qytetarë që nuk respektuan masat antiCOVID-19

Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja në luftimin dhe parandalimin e përhapjes së coronavirusit, masa këto të cilat kanë hyrë dje në...

Masat e reja antiCOVID, dhjetëra qytetarë të Shqipërisë kthehen mbrapsht në Morinë

Një numër i madh udhëtarësh janë kthyer sot paradite në Morinë duke mos u lejuar të futen në Kosovë për shkak të rregullave të...

10 vjet nga fillimi i dialogut për liberalizimin e vizave – shtetet e rajonit morën liberalizmin për më pak se katër vjet

Kosova vazhdon të jetë vendi i vetëm në Evropë qytetarët e së cilës nuk gëzojnë të drejtën për lëvizje të lirë. Edhe pas 10 vjet...

Vdekje e dyshimtë në Prizren

Një person ka vdekur në Prizren. Sipas njoftimit nga Policia, i njëjti jetonte vetëm dhe është gjetur nga të afërmit pa shenja jete. Në vendin...

Ndryshon moti në Kosovë, fillon prapë bora dhe shiu

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot dhe nesër do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët në vendin tonë, raporton...

Në 27 shkolla të Kosovës po mbahet mësim online, një e mbyllur

Janë 27 shkolla të vendit që do të zhvillojnë mësim online për shkak të rritjes së rasteve pozitive me COVID-19. Kështu tregoi zëvendësministri i Arsimit,...

Gjermania gati ta rrisë pagën minimale, ja sa do të paguhet ora tani

Kancelari gjerman, Olaf Scholz përsëriti të shtunën e tij se qeveria e tij është e angazhuar për të mbajtur premtimin për rritjen e pagës...

Lajmet e Fundit