Sulmohet një person në Suharekë, i shkaktojnë lëndime të rënda

Një person është sulmuar mbrëmjen e së martës në Parkun e Dëshmorëve në Suharekë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, si është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar, të cilët i kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor.

“Parku i dëshmorëve, Suharekë, 16.11.2021 – 21:50. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar të cilët i kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal. Policia po heton rastin”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Më Shumë

Totaj uron kampionin Riad Mani të karatesë: Sukses i madh për Prizrenin dhe Kosovën

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot kampionin mesdhetar të karatesë, Riad Mani, për ta uruar pas suksesit të arritur në Kampionatin Mesdhetar...

Totaj shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike të punëtorit në vendpunishte në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka shprehur ngushëllime për familjen, të afërmit dhe miqtë e të ndjerit, duke theksuar se në këto...

Lajmet e Fundit