9.1 C
Prizren
E premte, 6 Shkurt, 2026

Sveçla dhe Arifaj takohen me përfaqësuesit e Postës e Kosovës

Përfaqësuesit e Postës së Kosovës, kanë pritur në takim sot ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, si dhe zëvendësministrin e Ministrisë së Ekonomisë Mentor Arifaj.

Në takimin me ministrin, Sveçla dhe zevendësministrin Arifaj, morën pjesë kryesuesja dhe dy drejtorë të Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve, si dhe U.d. krye shefja ekzekutive e Postës së Kosovës.

“Në një atmosferë miqësore janë shqyrtuar mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit në mes dy institucioneve, me fokusim të veçantë të lehtësimit në përmbushjen e të gjitha kërkesave dhe nevojave të qytetarëve. Në emër të Postës së Kosovës, U.d kryeshefja ekzekutive e siguroi Ministrin se do të mbetemi të përkushtuar, që të gjithë qytetarëve të ju qëndrojmë pranë me ofrim cilësor të të gjitha shërbimeve që ofron PK Sh.A. Ndërkaq, ministri Sveçla u zotua se për këtë përkushtim të Postës, do të mbetet një përkrahës i vazhdueshëm i saj”, thuhet në njoftimin e Postës së Kosovës.

Më Shumë

Demetrius Conger përforcon Yllin

KB Golden Eagle Ylli ka zyrtarizuar përforcimin e radhës, duke prezantuar basketbollistin amerikan Demetrius Conger, raporton PrizrenPress. Klubi njofton se Conger vjen me përvojë dhe...

Drejtoresha e DKA-së në Prizren mbledh drejtorët e shkollave për sigurinë dhe fillimin e gjysmëvjetorit të dytë

Drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA), Luljeta Veselaj Gutaj, mbajti sot takim me drejtorët e shkollave të Komunës së Prizrenit, ku u diskutua...

Lajmet e Fundit