“Në orën 9 e pashë për herë të fundit, ku ta dija unë që e kishte vrarë ai…”, rrëfimi i vëllait të 8-vjeçarit që u vra

Vëllai i vogëlushit 8-vjeçar që u vra në mënyrë mizore nga Klodian Çalamani, teksa ka folur pas ngjarjes tragjike, ka kërkuar dënimin ekstrem për autorin që i mori jetën të miturit.

“Ça të them, dua që të kthehet dënimi me vdekje, dua që të varet këtu vetëm këtë dua”, u shpreh ai.

Vëllai në gjendje të rënduar emocionale, pa mundur të flasë me shumë detaje, ka treguar me pak fjali për ditën e fundit të jetës së Mateos.

“Po e kërkova në çdo vend, vajta mora biçikletën e atij monstrës te shtëpia të kërkoja vëllain, po ku ta dija unë që vëllain tim e kishte ai, ku ta dija unë që vëllain tim e kishte vrarë ai? Në orën 9 e pashë për herë të fundit pastaj po haja bukë e dola ta kërkoja më vonë”, rrëfeu vëllai i të ndjerit.

Më Shumë

Nis asfaltimi i rrugës drejt Ujëvarave të Mirushës

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka njoftuar se kanë nisur punimet e asfaltimit në kuadër të projektit për ndërtimin e...

Vidhen dy vetura në Prizren

Në Prizren janë raportuar dy raste të vjedhjes së veturave në lokacione të ndryshme, të cilat janë duke u hetuar nga organet kompetente. Rasti i...

Lajmet e Fundit